TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi për zjarrin në IML: Qeveria po digjet nga flakët e pushtetit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gashi për zjarrin në IML: Qeveria po digjet nga flakët e pushtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi deklaroi se zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore mund të jetë shkaktuar me qëllim të zhdukjes së rasteve kriminale. Ai numëroi tri skandalet, që sipas tij, ka bërë qeveria gjatë një jave. Në seancë plenare, Gashi u shpreh se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se nuk ka dëmtim të mostrave dhe të arkivës.

Ai theksoi se bazuar në raportimet, deklarimi i tillë nuk është i vërtetë. Po ashtu ai tha se skandali i parë është shtyrja e regjistrimit të popullsisë dhe pronës për një kohë të caktuar.

“Skandali i parë është shtyrja e regjistrimit të popullsisë dhe pronës për një kohë të caktuar, për të cilën në detaje do të flas pas meje deputeti Avdullah Hoti. Skandali i dytë është djegia për herë të dytë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që për në vetvete jo vetëm që është skandal por është një rast jashtëzakonisht i rëndë, i cili nuk mund të tolerohet. Nuk mund të tolerohet sepse flitet për Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili ka për detyrë dhe funksion të merret me hulumtimin shkencor të rasteve të vdekjeve, vrasjeve, vdekjeve të dyshimta e të tjerë. E më e rëndë bëhet akoma kur kjo ndodhë për herë të dytë. Ndodhë për herë të dytë djegia e këtij instituti dhe po ashtu nëse e marrim dhe e shohim qëndrimet e ministres së Drejtësisë, kjo situatë merr përmasa kriminale. Pra ministrja e Drejtësisë deklaron publikisht se nuk ka dëmtim të arkivës, nuk ka dëmtim të mostrave mortore që mbahen në këtë Institut dhe ndërkohë në media raportohet dhe rezulton se jo që ka dëmtim të arkivës, jo vetëm që ka dëmtim të mostrave, por ka dëmtim të mbetje mortore të komandantit legjendar Adem Jashari, ka dëmtim të mostrave të komandantit tjetër Isa Boletini, e mos të flasim për raste të qytetarëve të tjerë, të cilat mund të kenë dhe përmbajtje të qëllimshme për zhdukjen e rasteve kriminale”, ka thënë ai.

Ai tha se kjo qeveri erdhi me flakë në pushtet, por ai akuzoi pushtetin për qeverisje kriminale.

“Një qeveri e cila erdhi me flakë në pushtet, po digjet nga flakët e pushtetit si rezultat i paaftësisë qeverisëse dhe qeverisjes kriminale. Këtu kemi dy elemente, paaftësi qeverisëse dhe qeverisje kriminale. Dhe këto dyja kur bëhen bashkë janë fatale. Pra, fataliteti i këtyre rasteve dhe i paaftësisë qeverisëse vërehet edhe në shtimet e grabitjes me dhunë dhe rastet tjera të cilat janë vërejtur ditëve të fundit”, shtoi ai.

Gashi përmendi edhe pagën e këshilltarit Gani Jakupi, i cili është angazhuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Ne e kemi pas një rast të ngjashëm ku për gjysmën e kësaj page, ka qenë i angazhuar nga presidenca e Kosovës, një person me renome të jashtëzakonshme ndërkombëtare, ambasadori William Walker. Ka qenë i angazhuar me një pagë diku rreth 3500 euro për Kosovën. Është denigruar në këtë kuvend nga LVV, është poshtëruar angazhimi i tij për të punuar për institucionet e Kosovës duke e ditur çfarë reputacioni ka ai person, duke ditur çfarë kontributi ka dhënë ai për Republikën e Kosovë. Dhe ai denigrim që i është bërë për një angazhim me pagë 3500 euro me qëllim politik nga LVV, çka ndodh tash me një person anonim i cili angazhohet me një pagë rreth 7500 euro dhe Lëvizja Vetëvendosje hesht. Duhet të kemi sqarime për këto”, përfundoi ai./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

​Ambasadori Rudolph: Kosova 18 vjeçare, histori suksesi

Krasniqi në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Katërshja duhet të lirohet, ata mbrojtën popullin e Kosovës

Krasniqi në marshin për ish-krerët e UÇK-së: Katërshja duhet të lirohet, ata mbrojtën popullin e Kosovës

Tasholli: Gjykata Speciale selektive, nuk mund të flas në emër të popullit

Tasholli: Gjykata Speciale selektive, nuk mund të flas në emër të popullit

LIVE/ Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Lideri Suprem i Iranit paralajmëron SHBA-në: Anijet luftarake mund të fundosen në Gjirin Persik

Pesë të rinj humbin jetën nga një zjarr në një apartament në Spanjë

Pesë të rinj humbin jetën nga një zjarr në një apartament në Spanjë

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Nxënësit e shkollave tona festojnë me zemër lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën