TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

by TËVË 1
1 orë ago
1
A A
Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Publicisti Shkëlzen Gashi ka folur për punën në dokumentimin e masakrave të luftës në Kosovë, duke theksuar se projekti i tij i synuar për gjashtë muaj, i nisur në vitin 2019, përfundoi vetëm pas pesë vitesh me botimin e librit, në shtator të vitit 2024.

Sipas Gashit, motivi kryesor për këtë projekt ka qenë mungesa e një libri gjithëpërfshirës që përmbledh të gjitha masakrat e kryera gjatë viteve 1998–1999 nga forcat ushtarake jugosllave.

Ai ka treguar se fillimisht kishte menduar se numri i masakrave ishte rreth 30 deri në 40, aq sa edhe thotë se janë përkujtuar ndër vite nga institucionet dhe liderët në Kosovë. Megjithatë, gjatë hulumtimit thotë se ka zbuluar se numri ishte shumë më i madh.

“Kur ia kam nis punës në vitin 2019, kam menduar se janë diku 30 ose 40 masakra krejt. Sepse, për aq e kanë ditur edhe shumica dërrmuese e qytetarëve të Kosovës. Kaq masakra janë përkujtuar edhe prej liderëve shtetërorë të Kosovës institucional politik edhe prej krejt institucioneve tjera, jo veç politike”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Gashi ka sqaruar se projekti, i cili ishte planifikuar të përfundonte për gjashtë muaj, u zgjat për shkak të volumit të madh të të dhënave dhe mungesës së informacionit për disa raste.

Ai ka bërë të ditur se për bazë kanë marrë listën e Fondi për të Drejtën Humanitare, të udhëhequr nga Natasha Kandiq, duke e cilësuar atë si më gjithëpërfshirësen për viktimat e luftës në Kosovë, ndonëse me pasaktësi të caktuara.

Sipas tij, në libër janë identifikuar gjithsej 105 masakra, por për 22 prej tyre nuk ka qenë e mundur të sigurohen të dhëna të mjaftueshme për t’i përfshirë në mënyrë të plotë.

“Ne e morën për bazë listën e Fondit për të Drejtën Humanitare të Natasha Kandiq, sepse Kosova nuk ka listë tjetër që i ka të gjithë të vrarit në Kosovë gjatë viteve ’98-99. Kjo është lista ma gjithëpërfshirëse, ndonëse përmban pasaktësi. Duke e parë se si janë vrarë, sa masakra kanë ndodhë… në total në libër kanë dalë 105 masakra, por jo të gjitha janë prezantuar këtu. Sepse, për 22 masakra ka qenë e pamundshme me gjet çfarëdo lloj informacioni”, tha ai.

Kështu thotë, Gashi në kohën kur çështja e dokumentimit të saktë të krimeve të luftës është rikthyer në vëmendje publike, pas polemikave për përmbajtjen e ekspozitës në Prishtinë, e cila u pezullua për shkak të pasaktësive të raportuara. /teve1.info/

Tags: Masakrat ne KosoveShkelzen GashiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Sveçla e publikon emrin e terroristit serb të arrestuarit në Merdare: Koha e tolerancës ka përfunduar

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi: Për Masakrën e Dubravës kemi thënë që “figurojnë” 48 persona të armatosur, jo “janë”

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Gashi për librin e masakrave: E morëm për bazë listën e Natasha Kandiq, sepse s’ka tjetër në Kosovë

Emisioni “Këndi i Debati” 17.04.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 17.04.2026

Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Sveçla e publikon emrin e terroristit serb të arrestuarit në Merdare: Koha e tolerancës ka përfunduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën