Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi e ka cilësuar si pozitive për shtetin letrën që mbi 50 deputetë ia dërguan kryediplomatëve të BE-së, SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke kërkuar qasje më të ekuilibruar dhe më proporcionale të bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën dhe Serbinë.
E pyetur pse BE nuk është duke hequr masat pas zbatimit të marrëveshjes së Bratislavës, ajo tha se vendi është duke pritur përgjigje në lidhje më këtë dhe se nuk është përfaqësuese e unionit.
Kurse për zgjedhjet tha se do të ndiqen të gjitha hapat që parashohin ligjet në fuqi.
“Sa i përket zgjedhjeve në veri ministri Krasniqi e ka theksuar shumë qartë që ne do t’i përcjellim me hapa të gjitha proceset që ndërlidhen me pjesën e kryetarëve. Kjo mbështetje që në marrim nga pjesëtarët e vendeve të ndryshme, na bënë të lumtur për faktin që shohim që ka një interesim të jashtëzakonshme për stabilitetin jo vetëm te Kosovës dhe rajonit në përgjithësi dhe e shoshim si hap pozitivë në arene ndërkombëtare. Në këtë drejtim presim hapa tutje sipas marrëveshjes që zv.kryeminsirti Besnik Bislimi ka negociuar”, tha ajo.
“Nuk jam përfaqësuese e BE-së, këtu e përfaqësoj Kosovën, ne vazhdimisht kërkojmë arsyet tona dhe po presim në këtë drejtim përgjigje nga pala tjetër”, tha ajo.
Gashi tha se programi për diplomaci qytetare 2023-2025 i cili kaloj në Qeveri, parasheh që të angazhohen 25 qytetarë nga diaspora. Sipas saj, përmes angazhimit në këtë program synohet që qytetarët e diasporës të kenë mundësi që të kontribuojnë në institucionet publike të Kosovës.
“Unë sot jam këtu që të ju njoftoj për kalimin në kuadër të qeverisë të programit për diplomaci qytetare 2023-2025, qëllimi kryesor i programimit është që të forcoj linjat e diasporës me institucionet e Kosovës duke ofruar angazhim profesional për një periudhë deri në 10 muaj. Në vitin parë të këtij zbatimi të këtij pilot projekti që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka realizuar, ka pasur mundësi që të angazhoj 10 bursistë, ndërsa tani synon që të zgjeroj ndikim e këtij programi duke ofruar angazhimin të 25 profesionistëve në kuadër të thirrjes së dytë për programin për diplomaci qytetare. Përmes angazhimit në këtë program ne synojmë që qytetarët e diasporës të kenë mundësi që të kontribuojnë me dije, provoj dhe ide të reja”, tha ajo./EO/