Gashi u thotë se “kush jeni ju që të caktoni se a është grupi parlamentar i LDK-së nismëtar kur vet grupi zyrtarisht tregon që nuk është”, raporton Teve1.info
“Tentimi i pushtetit i LVV-së që me interpetu se çka quhet grup parlamentar në mënyrë arbitrare është i papranueshëm. Grupi parlamentar i LDK-së, nuk është nismëtar i këtij formimi i këtij komisioni. Kush jeni ju me caktu a është grupi parlamentar a s’osht kur grupi parlamentar zyrtarisht tregon që nuk është. Çka është kjo sjellje arbitrare kështu”, ka thënë ai.
Sipas tij, LVV-ja po tenton të shtyjë me “zor” diçka që partitë opozitare nuk po duan ta pranojnë.
“Ne po deklamohemi se nuk jemi nismëtar, ju po deklaroni që na jemi nismëtar për neve, ju po e deklaroni vullnetin tonë politik, ku keni pa që pushteti me deklarua vullnetin politike opozitare. Ligji thotë grupi nismëtar jo grupi parlamentar nismëtar, Grupi parlamentar nismëtar është PDK-ja deputetët nënshkrues janë individual, prandaj sa po e shoh unë ju po doni me shty me zor diç, na nuk po dojmë të pranojmë. Te shohim deri ku po shkon kjo punë. E pa pranueshme për demokracinë”, tha ai.
Gashi në fund thotë se dëshira për të fshehur të vërtetat se çfarë kanë ndodhur në sektorin e energjisë, është e patolerueshme.
“Nuk ka kurrfarë logjike kjo çka jeni tu bo përveç dëshirës për me fsheh, e dëshira për me fsheh është dëshirë kriminale, e dëshirat kriminale për me fsheh të vërtetat çka kanë ndodh në sektorin e energjisë, për ne është e patolerueshme”, tha ai. /teve1.info/







