TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi: Kosova ka arritur shumë pas shpalljes së Pavarësisë, por ka ende rrugë për të ecur

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Gashi: Kosova ka arritur shumë pas shpalljes së Pavarësisë, por ka ende rrugë për të ecur

Ish-deputeti i Kosovës, Ibrahim Gashi ka ndarë reflektime mbi periudhën e pas shpalljes së Pavarësisë dhe zhvillimet e mëtejshme në shtetin e ri të Kosovës.

Gashi theksoi se java e parë pas shpalljes së Pavarësisë ishte shumë intensive dhe e vështirë për deputetët, pasi ata duhej të merrnin vendime të rëndësishme dhe të harmonizonin legjislacionin për të mbështetur themelimin e shtetit të ri.

Ai kujtoi se një nga arritjet më të rëndësishme ka qenë njohja ndërkombëtare e Kosovës, ku shtetet mike fillimisht kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, duke i dhënë një shtysë të madhe për të ardhmen e vendit.

Derisa, ai theksoi gjithashtu se në vitet e para pas luftës, janë krijuar shumë institucione shtetërore, duke i dhënë Kosovës bazat për të funksionuar si një shtet i pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Ndërkohë, Gashi e cilësoi shpalljen e Pavarësisë dhe çlirimin e Kosovës si dy nga mrekullitë më të mëdha në historinë e shqiptarëve, ndërsa përmendi progresin e dukshëm në fusha të tilla si infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia.

Ai pranoi se megjithatë, nuk kanë munguar edhe sfidat, me disa ngecje në zhvillim, por përfundoi se Kosova ka bërë shumë përparime dhe është sot në një pozicion më të mirë se shumë rajone të Ballkanit Perëndimor.

“Ka qenë shumë intensive java e parë pas shpalljes së Pavarësisë, aty kemi kuptuar që kemi një mision, një barrë si deputet se duhej harmonizua, duhej votua legjislacioni tash i shtetit të ri të Kosovës. Shumë gjëra ka ndodh në këto dy tri vitet e para, ka pasur të arritura në planin e e afirmimit ndërkombëtar të statusit të shtetit të ri të Kosovës përmes njohjeve pra njohjeve që filluan me ardhur me një dinamike shumë të shpejt nga shtetet mike fillimisht. Shumë institucione shtetërore janë krijuar në këto dy tri vitet e para, Kosova ka filluar me marr ato konturat e domosdoshme të një shteti, ne kemi pasur lirinë dhe mundësinë me u zhvillua si një shtet i pavarur”

“Në Kosovë kanë ndodhur mrekullia, mrekullia ka ndodh fillimisht me çlirimin e Kosovës, një ëndërr fiks 100 vjeçare po thuajse e shqiptarëve, pastaj mrekullia ka ndodh me shpalljen e Pavarësisë, si dhe mrekullia ka ndodh edhe në planin e brendshëm, ka pasur progres  të madh në fushën infrastrukturore, kapitale, në arsim, shëndetësi. Gjithçka në Kosovë ka nis nga zero pas luftës. Kosova ka bërë shumë progres, ka mënyra që s’kanë shkua shumë mirë, ka ngecje por në total ka pasur progres dhe të arritura dhe sot Kosova është e krahasueshme me rajonet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë jetëgjatësi më të madhe se ne”, ka deklaruar Gashi në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

Tags: Ibrahim GashiPavaresia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Behrami: Marshi “Drejtësi, jo politikë” dëshmoi se ish-krerët e UÇK-së nuk janë vetëm

Behrami: Marshi “Drejtësi, jo politikë” dëshmoi se ish-krerët e UÇK-së nuk janë vetëm

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Kosova pa Rrahmanin ndaj Sllovakisë?

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

​Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Haxhiu pret Begajn në Kuvend në Ditën e Pavarësisë

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mbretëria e Arabisë Saudite uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Behrami: Marshi “Drejtësi, jo politikë” dëshmoi se ish-krerët e UÇK-së nuk janë vetëm

Behrami: Marshi “Drejtësi, jo politikë” dëshmoi se ish-krerët e UÇK-së nuk janë vetëm

Belgjika thërret ambasadorin amerikan, ia rikujton “kufijtë diplomatik”

Belgjika thërret ambasadorin amerikan, ia rikujton “kufijtë diplomatik”

Zv.kryeministri Konjufca arrin në Hagë

Zv.kryeministri Konjufca arrin në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën