TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

by TËVË 1
7 muaj ago
15
A A
Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Publicisti Shkëlzen Gashi i ka bërë thirrje udhëheqëses së Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq që të marrë pjesë në një debat publik, pas polemikave lidhur me të dhënat për masakrat e kryera gjatë viteve 1989-1999 në Kosovë.

Gashi ka theksuar se është i gatshëm të diskutojë për të gjitha pretendimet, duke insistuar se libri i tij përfshin referenca nga listat e saj në “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC).

“Shpresoj që ajo do të vijë në debat dhe do të mund të debatojmë. Ka deklaruar se libri nuk përmban të dhënat e vendimit të gjykatave, sidomos të Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë. Secila masakër në libër e përmban edhe se çka thotë Tribunali Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Kisha dashtë shumë që z.Kandiq të vijë kurdo që të ketë mundësi dhe të debatojmë. Por, nëse nuk vjen e që po kam frikë se nuk do të vjen, po shpresoj që vjen, se është shumë me rëndësi me ardhë, sepse është me rëndësi me u sqaru kjo situatë, pasi që ka lëshua akuza të rënda”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Në rast se Kandiq nuk pranon të marrë pjesë në debat, Gashi ka kërkuar që ajo të japë sqarime publike lidhur me listat.

Sipas tij, në këto lista disa viktima që, sipas pretendimeve, kanë qenë civilë të paarmatosur në momentin e vrasjes, figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura.

“Nëse nuk vjen, e ka për obligim me ua sqaru qytetarëve të Kosovës, se pse në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, në të dy listat, si të parën ashtu edhe në të dytën në disa masakra – disa persona, të cilët janë masakruar prej forcave serbe e në momentin kur janë masakruar kanë qenë civilë, kanë qenë të paarmatosur, kanë qenë të pauniformuar dhe nuk kanë rezistuar, në listën e saj figurojnë si persona të armatosur, përkatësisht pjesëtarë të formacioneve të armatosura – gjegjësisht ushtarë. Kjo është e rëndësishme të shpjegohet prej saj. Sepse, lista është e saj dhe lista është burim referencial, ndonëse siç e kam thënë edhe në parathënie të librit përmban pasaktësi për një mori masakrash”, deklaroi Gashi. /teve1.info/

Tags: natasha kandiqShkelzen GashiTËVË !
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën