TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

by teve1
1 javë ago
3
A A
Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Analisti politik, Fitim Gashi ka komentuar deklaratat e deputeteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku-Sadriu, të cilat kanë theksuar se një nga kërkesat e LDK-së në negociatat për krijimin e institucioneve të reja është posti i presidentit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Gashi ka thënë se në LDK ka zëra që disa grupe të brendshme mund të kenë interes që kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, të zgjidhet president, duke liruar kështu postin e kryetarit të partisë.

Sipas tij, kjo mund të jetë një nga arsyet pse brenda LDK-së është artikuluar kërkesa për postin e presidentit, pasi një skenar i tillë do të mund të sillte zhvillime të reja brenda partisë.

“Ka pasur deklarata nga deputetët që e përmendën çështjen e presidentit. Pastaj ishte argumenti se këto grupe brenda LDK-së ndoshta kanë edhe interes që Abdixhiku të nominohet dhe të bëhet president, në mënyrë që ta lirojë postin e kryetarit të partisë, pasi u pa që në dy kuvendet nuk arritën ta shkarkojnë, edhe pse ai ofroi dorëheqjen. Pra, është edhe kjo një mundësi që, nëse ai shkon në postin e presidentit, atëherë mund të ketë zhvillime të tjera që ky grup i të pakënaqurve i dëshiron”, ka deklaruar Gashi.

Ndryshe, deputetet e zgjedhura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku-Sadriu, kanë bërë të ditur se një nga kërkesat e LDK-së në kuadër të bisedimeve për krijimin e institucioneve të reja është që posti i presidentit t’i takojë kësaj partie.

Deklaratat e tyre vijnë një ditë pasi takimi ndërmjet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve.

Para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu tha se kërkesa për postin e presidentit lidhet me nevojën për të siguruar një balancë të pushteteve në vend.

“Pra edhe në këtë kuptim, domethënë kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin edhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale. Ky ka qenë qëndrimi”, tha Lushaku-Sadriu.

Edhe Hykmete Bajrami tha se, ndonëse nuk është në dijeni të detajeve të takimit Abdixhiku–Kurti, i duket i drejtë insistimi i kreut të LDK-së që partia të marrë postin e presidentit.

Sipas saj, presidenti do të shërbente si mekanizëm për balancimin e pushteteve dhe do të ofronte më shumë garanci për funksionimin institucional.

“Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se ofrimi i posteve ministrore nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas vlerësimit të saj, nuk përbën garanci të mjaftueshme për LDK-në.

Pas takimit të tyre, që zgjati mbi tri orë, Kurti dhe Abdixhiku shprehën qëndrime të ndryshme sa i përket presidentit – moskonsensusi për të cilin muaj më parë mes partive nxiti zgjedhjet e 7 qershorit.

Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual, jopartiak, ndërkaq Abdixhiku tha se president konsensual është kushdo që i merr 80 vota të deputetëve./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën