TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gashi: Beteja e Koshares ka qenë tmerr për forcat serbe

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gashi: Beteja e Koshares ka qenë tmerr për forcat serbe

Komandanti i UÇK-së në Koshare, tashmë kryetar i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se Beteja e Koshares forcave serbe ua ka krijuar një tmerr të vertetë.

Kështu deklaroi Gashi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, derisa u pyet se a kishte ndonjë përfshierje të ushtrisë shqiptare në këtë betejë.

Me këtë rast, ish-komandanti tha se ushtria serbe asnjëherë nuk ishin përballë deri në atë kohë me një fuqi zjarri siç ka qenë dita e 9 prillit.

“Unë mendoj që aq mirë dhe aq profesional ka qenë përgatitja e Betejes së Koshares, sa që forcave serbe ua ka kriju me të vërtetë një tmerr. Realisht ne kemi qenë diku rreth 270-280 në numër total, duke e përfshirë logjistikën dhe njësinë mbështetëse,por futja në terren ka qenë fillimisht 86 vetë më pastaj ajo ka ndryshu çdo ditë e është plotësu me njësi. Po u përmend Lozoroviqi, thotë se është sulmu territori i Jugosllavisë apo Serbisë në atë kohë, thotë nga pesë mijë trupa edhe i përfshinë njësitë e Shqipërisë, NATO-n, e të gjitha… Po ashtu është duk realisht Beteja e Koshares, sepse ata asnjëherë nuk janë përballë deri në atë kohë me një fuqi zjarri siç ka qenë dita e 9 prillit”, tha Gashi.

Ndryshe, Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së).

Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë Bombardimit të RF Jugosllavisë nga NATO.  Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë. Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Luftës së Kosovës./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën