Përmes njoftimit, FSK bëri të ditur se ushtarakët kosovarë kanë treguar profesionalizëm dhe rezultate të larta të cilat u vlerësuan lartë nga partnerët e Gardës Kombëtare të IOËA-së.
“Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut. Ushtarakët tanë treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Ajovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, në njoftim është bërë e ditur se cilat ushtrime ishin pjesë e kësaj stërvitjeje.
“Përveç fushave tjera, kësaj radhe fokus kishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave. Gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitralierë 12.7mm. Gjeneral Jashari pa nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut”, thuhet në njoftim./teve1.info/