TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

by tëvë1
12 muaj ago
6
A A
Gara mes LVV-së dhe LDK –së në Gjilan, analistët favorizojnë Alban Hysenin

Gara për kryetarin e Gjilanit po vlerësohet se do të zhvillohet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje me kandidatin Alban Hysenin dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me Arbër Ismajli.

Sipas analistëve në “Këndin e Debatit” në Tëvë1, në këtë komunë gjasat që ketë balotazh janë të mëdha, por që favorit llogaritet kandidati i VV-së dhe kryetari aktual, Alban Hyseni.

“Gara është mes VV-së dhe LDK-së, e shoh Gjilanin në balotazh por e shoh Alban Hysenin fitues”, ka thënë gazetari Florent Zeqa.

Kenan Gashi nga “Avonet”, ka thënë se LDK ka pasur figura më të mira për t’i kandiduar për kryetar.

Ai ka thënë se Ismajli nuk ka pasur ndonjë rezultat as si nënkryetar i komunës.

“Albani nuk është që ka sjell ndonjë rezultat të veçantë, megjithatë në realizimin e premtimeve qëndron mirë. Është njëri prej kandidatëve më të keq që ka mundur të ketë LDK-ja. Në Gjilan LDK ka shumë figura. Shkon në balotazh, Albani dhe Arbëri, sigurt fiton Alban Hyseni”, ka thënë ai.

Konsulenti politik, Xhevdet Pozhari ka thënë se Alban Hyseni mund të fitojë pa balotazh. Ai ka vlerësuar se ish-kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri ka qenë në dijeni se do ta humbë garën dhe për këtë arsye nuk ka kandiduar.

“Mendoj se Alban Hyseni mund të fitojë pa balotazh. Sikur të ishte Lutfi Haziri gara do të ishte më interesante. Haziri e dinte që do të humbë, mund të ketë pas sondazhet që i kanë partitë dhe mos të humbë dy herë nga Alban Hyseni”, është shprehur Pozhari.

Dorajet Imeri, analist politik ka thënë se në çdo komunë ku do të ketë balotazh, kandidatët e VV-së janë të favorizuar.

“Nëse shkohet në balotazh kandidatët e LVV-së mund të favorizohet për shkak të kryetarit të partisë, përkatësisht kryeministrit Kurti. Nuk ka kandidat që do të ishte i rrezikshëm për nivelin e tij”, ka vlerësuar ai.

Arta Tahiri –Beqa, politologe thotë se kryetari i Gjilanit nuk e ka pasur mbështetjen e madhe nga qendra, ashtu siç e ka pas sipas saj, Podujeva.

“Alban Hyseni nuk është mbështetur shumë nga qendra, siç ka ndodhë në Podujevë. Nuk do bëja një neutralizim të situatës që vërtetë mund të fitonte pa balotazh për arsye se ka shumë rëndësi ndonjëherë kandidati por edhe partia. Por sigurisht që do të doja që Alban Hyseni të fitonte i cili bëri sakrificë pasi mori shumë vota për deputetë dhe kandidojë për kryetar dhe e bëri kthesën në këtë komunë”, ka thënë ajo.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Maloku: Osmani ka humbur hapin politik dhe nuk është më faktor në formimin e institucioneve

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën