TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gara ilegale në pikë të ditës, përfundon me aksident – shenjat e përplasjes së dy veturave, shihen ende në autostradë

Një garë ilegale e zhvilluar të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ngritur shqetësimet për sigurinë në rrugë. Kjo pasi dy veturat që po garonin në pikë të ditës, u përplasën mes vete, duke e rrezikuar jetën e dhjetëra personave që dolën për ta parë nga afër garën. Për këtë rast, policia i nis hetimet.

by Jona Kelmendi
9 minuta ago
0 0
A A

Është mesi i ditës në një nga rrugët më të ngarkuara në Kosovë.

Por, kjo nuk iu bëri përshtypje dy shoferëve të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këta në afërsi të fshatit Trudë, vendosen të garojnë me njëri-tjetrin.

Madje, edhe numri i shikuesve për ta parë nga afër këtë garë ilegale me vetura, ishte i madh.

E në kulmin e saj, veturat u përplasen mes vete, me njërën prej tyre që përfundoi në këtë mënyrë.

Pavarëisht kësaj, të dy shoferët përfunduan vetëm me lëndime të lehta.

Ndërkohë, një ditë më pas, shenjat e kësaj ngjarje në autostradë, janë akoma prezente.

Ndërkaq për rastin, nga Policia e Kosovës thonë se i kanë nisur hetimet.

“Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore, janë identifikuar të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident, përfshirë edhe drejtuesin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy drejtuesit janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa njëri prej tyre është kontrolluar edhe nga ekipi mjekësor, me ç’rast janë konstatuar lëndime të lehta. Për nevoja të hetimit të mëtejshëm, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

E të rrezikuar nga garat ilegale me vetura, sipas ekspertëve të komunikacionit, nuk janë vetëm shoferët.

“Përveç rrezikut në komunikacion ajo e ka edhe sigurinë publike në rastin e djeshëm ne e pam që edhe shikuesit aty tu i këqyr duke e pas parasysh që një rast i tillë një aksident i tillë që mundet me ardh me pasoja fatale jo vetëm në një person jo vetëm drejtuesi i automjetit por edhe ata shikuesit si është e lejueshme që brenda autostradës mu parku ashtu në brezin e rrugës”, ka thënë Dedaj.

Dedaj thotë se, institucionet duhet të krijojnë  hapësira të posaçme për zhvillimin e garave automobilistike të shpejtësisë.

Ndërkaq, mungesën e një piste adekuate e sheh si problem edhe Valon Mehmeti nga grupi “Marakli t’Kerreve”.

“Një prej shkaqeve është edhe mungesa e pistës, sepse mungon një pistë adekuate, e cila do të kishte zëvendësuar, vendin ku mbahen garat.E patjetër, këtu në Kosovë mbahen edhe gara ilegale, do të thotë edhe ka, do të thotë, kalendari i garave është goxha i pasur, ka lloj-lloj gara, ka edhe gara nga këtu, do të thotë, në vijë të drejtë. Dhe janë katër herë në vit, mirëpo mungesa e një piste adekuate ku mund të shfrytëzohen për qëllimet e garimit edhe jashtë kalendarit të garave, është një prej shkaqeve kryesore që këto gara mbahen në autostradë dhe kemi kësaj pasurja, ndonjëherë edhe fatale”, u shpreh Mehmeti.

Ndryshe, në të njëjtën autostrade, në vitin 2023, njëri nga shoferët që po garonte ilegalisht, e humbi kontrollin ku me pas e goditi një grup njerëzish që po e shikonin garën.

Nga kjo ngjarje tragjike, kishin humbur jetën tre të rinj.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila viziton lokacionet për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Kusari-Lila viziton lokacionet për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat të aplikojnë për gradën Rreshter në Policinë e Kosovës

Për 8 vjet u larguan 600 mjekë nga Kosova, u kthyen vetëm 40

Për 8 vjet u larguan 600 mjekë nga Kosova, u kthyen vetëm 40

Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre

Vitia takon studentët e Mjekësisë, dëgjon kërkesat dhe idetë e tyre

Kusari-Lila viziton lokacionet për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Kusari-Lila viziton lokacionet për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat të aplikojnë për gradën Rreshter në Policinë e Kosovës

Gara ilegale në pikë të ditës, përfundon me aksident  – shenjat e përplasjes së dy veturave, shihen ende në autostradë

Gara ilegale në pikë të ditës, përfundon me aksident – shenjat e përplasjes së dy veturave, shihen ende në autostradë

Për 8 vjet u larguan 600 mjekë nga Kosova, u kthyen vetëm 40

Për 8 vjet u larguan 600 mjekë nga Kosova, u kthyen vetëm 40

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Kosova nis përgatitjet për ndeshjet e nëntorit

Kosova nis përgatitjet për ndeshjet e nëntorit

“Matrix”- 09.11.2026

“Matrix”- 09.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën