TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

*

Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2025”, i cili vlerëson nivelin e transparencës buxhetore në 38 komunat e Kosovës përmes një metodologjie të standardizuar.

I publikuar çdo vit që nga 2017, ky indeks synon të promovojë llogaridhënien e komunave dhe të rrisë qasjen e qytetarëve në informacionet buxhetore në nivel lokal.

Për vitin 2025, mesatarja e pikëve të Indeksit të Transparencës Buxhetore ka arritur në 64.5 pikë, krahasuar me 61 pikë në vitin 2024.

Gjatë këtij viti, 10 komuna kanë arritur rezultatin maksimal prej 100 pikësh, ndërsa gjysma e komunave, përkatësisht 19 nga 38, kanë arritur së paku 89.5 pikë, duke treguar një rritje të nivelit të transparencës në pjesën më të madhe të komunave. Në anën tjetër, gjashtë komuna, respektivisht Kllokoti, Leposaviqi, Parteshi, Shtërpca, Zubin Potoku dhe Zveçani, nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë.

Gjatë vitit 2025, janë publikuar gjithsej 240 dokumente buxhetore, duke përfshirë raporte financiare dhe dokumente mbështetëse të politikave buxhetore, si është edhe rregullorja për ndarjen e subvencioneve. Dokumentet më të publikuara ishin ato të raportimit financiar të buxhetit, me gjithsej 133 dokumente të publikuara. Gjatë procesit të planifikimit të buxhetit për vitin 2026, janë evidentuar 119 dëgjime buxhetore të mbajtura nga komunat. Nga 38 komuna, 28 kanë organizuar së paku katër dëgjime buxhetore me qytetarët, një komunë ka mbajtur tri dëgjime, një tjetër dy dëgjime, ndërsa një komunë ka mbajtur vetëm një dëgjim buxhetor.

Sa i përket formatit të publikimit, shumica e dokumenteve buxhetore, përkatësisht 76%, janë publikuar në formate të hapura dhe lehtësisht të përdorshme, kryesisht në Excel dhe Word, ndërsa 8% janë publikuar në format PDF dhe 16% si dokumente të skanuara.

Dokumentet më të publikuara nga komunat kanë qenë Korniza Afatmesme Buxhetore dhe Rregullorja për ndarjen e subvencioneve, të publikuara nga 30 komuna. Po ashtu, 29 komuna kanë publikuar raportet financiare për tremujorin e parë dhe të dytë , ndërsa 28 komuna kanë publikuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2025.

“Krahasuar me vitin paraprak, progresin më të madh e kanë shënuar komunat si Obiliqi, me një ngritje prej 60 pikësh, Ferizaj me në ngritje prej 52.5 pikësh, dhe Gjilani me 43.5 pikë më shumë. Në anën tjetër, rënie të ndjeshme kanë shënuar komunat si Vitia (-35 pikë), Mitrovica e Veriut (-29 pikë) dhe Lipjani (-15 pikë)”, thuhet nga GAP.

Ky raport tregon një përparim të rëndësishëm në transparencën buxhetore në nivel vendi, por thekson nevojën për standardizim të formateve të publikimit dhe për forcim të mekanizmave të qëndrueshëm të llogaridhënies në të gjitha komunat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura godet një këmbësor në rrugën Prishtinë-Podujevë

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Edhe nesër kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Emisioni “Info Nata” 24.08.2026

TikTok dhe SHBA arrijnë marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për privatësinë e fëmijëve

TikTok dhe SHBA arrijnë marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për privatësinë e fëmijëve

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën