TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

GAP: Edhe këtë vit Qeveria ndau më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga VV

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2024, duke i krahasuar ato me vitin paraprak, ku theksohet se shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 35% deri në shtator të vitit 2023.

Kurse, nga gjithsej 859.2 milionë euro sa janë planifikuar për shpenzime kapitale për vitin 2024, rreth 83% janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 17% janë planifikuar për projekte të reja kapitale.

Sipas një komunikate të GAP, në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024, Qeveria është treguar më e matur në planifikimin e të hyrave dhe shpenzimeve.

Kjo për shkak që parashikohet një rritje e ngadalësuar e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, me 5% dhe 3% respektivisht, duke arritur në shumën 3 miliardë euro dhe 3.3 miliardë euro.

“Pjesëmarrja e buxhetit të ndarë për investime kapitale në Bruto Produktin Vendor ka një trend rënës nga viti 2017, dhe në vitet 2021 dhe 2022 ka mbetur e pandryshuar, në nivel prej 8%. Për më shumë, shkalla e realizimit të buxhetit të ndarë për investime kapitale mbetet e ulët, në nivel 60% në vitin 2022 dhe në nivel 35% deri në shtator të vitit 2023. Këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se ngjashëm me vitin e kaluar edhe këtë vit qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje.

“Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV) ku mbi gjysma e kësaj shume (59.5% apo 13 milionë euro) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime). Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas institutit, në projektbuxhetin e vitit 2024 parashihen 14.5 milionë euro më shumë për sektorin e drejtësisë. Përkundër një rritjeje të buxhetit për shëndetësi prej 42 milionë euro dhe për arsim për mbi 54 milionë euro në vitin 2024, shpenzimet e Kosovës për kokë banori në këta sektorë mbesin të ulëta.

Qeveria aprovoi projektbuxhetin 2024 më 31 tetor 2023, ndërsa Kuvendi e aprovoi në lexim të parë më 16 nëntor 2023, derisa pritet që të bëhet edhe shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë./teve1.info/

Tags: Instituti GapQeveria e KosovësVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Policia shpëtoi një të moshuar që kishte rënë në bunar në Muzeqinë të Shtimes

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

“InfoNata” 08.10.2026

“InfoNata” 08.10.2026

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën