TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gantz beson se Izraeli duhet të zhvendosë fokusin ushtarak në Liban

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gantz beson se Izraeli duhet të zhvendosë fokusin ushtarak në Liban

Ish-anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka thënë se Izraeli duhet të zhvendosë fokusin drejt Hezbollahut, në kufirin e Libanit, duke paralajmëruar që “jemi vonë në këtë pikë”.

Izraeli dhe Hezbollahu, grup që përkrahet nga Irani, kanë këmbyer sulme kufitare gati çdo ditë në vitin e fundit.

Grupi militant pretendon se po vepron në shenjë solidariteti me aleatin palestinez, Hamasin, që po lufton me Izraelin në Gazë.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Ne kemi mjaftueshëm forca për t’u përballur me Gazën dhe duhet të koncentrohemi në atë që po ndodh në veri”, ka thënë Gantz, duke folur në Uashington në një forum për Lindjen e Mesme.

Sipas tij, problemi kryesor qëndron te Irani dhe rrjetëzimet e veta.

“Koha për veriun ka ardhur dhe besoj që jemi vonë në këtë pikë”, ka thënë ish-shefi i ushtrisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Gantz beson se Izraeli ka bërë gabim kur ka zhvendosur banorët prej pjesës veriore të shtetit, pas nisjes së armiqësive me Hezbollahun, të nxitura nga lufta e nisur në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Në Gazë, kemi arritur në pikën vendimtare të fushatës”, ka thënë ai.

“Ne mund të bëjmë gjithçka që duam në Gazë”.

“Ne duhet të synojmë arritjen e një marrëveshjeje për nxjerrje të pengjeve, mirëpo nëse nuk mund ta arrijmë atë brenda ditësh apo javësh, ne duhet të synojmë veriun”, ka thënë ai.

Gantz është larguar prej Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në qershor, për shkak se ajo nuk ka një plan për Gazën, pasi të përfundojë lufta.

Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit në tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë kanë lënë mbi 40.000 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

​Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Përleshje mes të rinjve në Has, 16-vjeçari plagos tre shokët e klasës

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën