TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Gadimja synon të bëhet komunë, mblidhen afro 2000 nënshkrime

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
​Gadimja synon të bëhet komunë, mblidhen afro 2000 nënshkrime

Banorët e fshatit Gadime të Lipjanit po organizojnë një peticion për të bërë këtë fshat komunë të veçantë nga Komuna e Lipjanit.

Sipas iniciatorëve të këtij peticioni, tashmë po mbahet peticioni plotësues për mërgatën pasi ai për banorët rezident është kryer para një muaji.

Ilir Tasholli, njëri nga këta iniciatorë për KosovaPress tha se numri i nënshkrimeve të mbledhura deri tash është afro dy mijë, saktësisht 1800 sosh.

Ky fshat ka mbi 5000 banorë rezidentë, derisa me mërgatën arrin shifrën rreth 11 mijë.

“Numri i nënshkrimit afërsisht deri tani, domethënë ajo është afruar diku afër 2000, apo 1800-1800 e diçka. Pra, pritet që të shkojë aty diku afër 2000 nënshkrime…Gadimja ka mbi 5000 banorë rezidentë pa mërgatën, ndërsa me mërgatën ka diku rreth 11.000 banorë”, tha Tasholli.

Ai tha se Gadimja është ndër fshatrat më të mëdha të Lipjanit dhe se i plotëson të gjitha kriteret ligjore për t’u bërë komunë, derisa njoftoi se së shpejti pritet të kompletohet i gjithë dokumentacioni dhe t’i dorëzohet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Iniciatori i peticionit tregoi edhe benefitet që do t’i kishte fshati Gadime nëse do të bëhej komunë.

“Gadimja ka benefite, do të me e përfituar nga benefite të ndryshme edhe të drejtpërdrejta, për arsyen që ka një, një potencial të zhvillimit të turizmit fantastik, siç e ka shpellën, ka alpet këtu rreth e rrotull, të cilat mund të thejmi edhe realisht. Kështu që Gadimja, Gadimja i ka të gjitha, se ka, ka domethënë tokën bujqësore, e ka, i ka pyjet, e ka shpellën, i ka të gjitha këto të cilat mund… e ka daljen në autostradën Arbën Xhaferi këtu domethënë që shkon për Shkup, i plotëson. Edhe do, do ishte me benefit të jashtëzakonshëm që Gadimja të bëhej komunë në vete. Nuk ka as buxhet Lipjani”, tha Tasholli.

Më tëj, ai potencoi faktin se Komuna e Lipjanit nuk po ofron buxhet të mjaftueshëm për këtë fshat.

Mendimin e njëjtë me të Tashollit e ndajnë edhe banorë të tjerë të Gadimes.

Banori Arlind Zymeri për KosovaPress tha se ky fshat i ka gati të gjitha, derisa përmendi edhe disa investime të rëndësishme.

“Për mua Gadimja mundet me qenë komunë e veçantë se i ka të gjitha. E ka territorin, e ka shkollën e mesme, shkollën fillore, ambulancën, i mungojnë nga ato një postë edhe një bankë. Të tjerat i ka të gjitha…në Gadime janë ca gjëra që duhet me u rregulluar ende, siç janë trotuaret, ndriçimi e ca gjëra, ama përafërsisht i plotëson të gjitha”, tha Zymeri.

Ndërsa banori tjetër, Veton Alija për KosovaPress shpreh mendimin se më lehtë do të kuptohen banorët e kësaj zone mes vete, sa sa me Komunën e Lipjanit.

“Ndoshta mundemi me bërë llaf më kollaj mes vete këtë në Gadime se me shkuar në Lipjan, më afër i kemi disa sende. Kryejmë shërbimin më shpejt kështu. Edhe ndoshta nuk ikin disa sende, vendosim nga Gadimja besoj”, tha Alija.

Lidhur me këtë nismë, KosovaPress gjatë të mërkurës ka tentuar të kontaktoj edhe me Komunën e Lipjanit mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë qenë të qasshëm.

Tags: gadimjaLipjannënshkrimePeticionTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Himara në flakë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

Fatmir Çollaku: Zhvillimet e fundit kanë irrituar thellë palën e “rebelëve” në LDK, kjo parti është përçarë

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për  presidentin

“Kosova po shkon sërish në zgjedhje”, Skënder Musa vlerëson se nuk mund të arrihet marrëveshje për presidentin

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Pacolli: Gjashtë gurthyes kapen duke operuar kundërligjshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën