TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gacaferri për mbishkrimet “WAGNER”: Nëse vazhdohet me këto incidente e kemi vështirë të vazhdojmë procesin mësimor

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Gacaferri për mbishkrimet “WAGNER”: Nëse vazhdohet me këto incidente e kemi vështirë të vazhdojmë procesin mësimor

Flamur Gacaferri, drejtori i i Shkollës fillore “Aziz Sylejmani” në Mitrovicën e Veriut, lidhur me këtë çështje një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ditari” në Tëvë1 tha se ende nuk ka të dyshuar për këtë rast, teksa rrëfeu se këto mbishkrime në mure janë diktuar fillimisht nga një nxënës.

“Shkolla nuk ka internet dhe nuk ka kamera. Kemi bërë kërkesë para disa muajsh për t’u pajisur me internet dhe këto kamera por ende nuk ka diçka. Edhe sonte objekti shkollor dhe ai i ambulantes janë vetëm, janë në mëshirën e tyre, nuk e dimë se çka mund të ndodhë apo se çka mund të pritet deri nesër në mëngjes deri të shkojmë dhe të shohim… Ne jemi halë në sy për ta dhe sigurisht që nuk dëshirojnë të na shohin aty prandaj po frikohem, shpresoj që jo por nëse vazhdohet me këto incidente pastaj e kemi vështirë edhe na të vazhdojmë procesin edhe pse po mundohemi dhe shkojmë me telashe me probleme me sakrifica, unë së bashku me 16 arsimtarë dhe me punëtorin teknik, ky është problemi, domethënë dëshira e tyre është që pjesa e veriut të jetë një etnike”, tha Gacaferri.

Reklamë

Ai tutje tregoi se shkolla dhe shtëpia e shëndetit nuk kanë roje gjatë kohës sa nuk punojnë dhe sipas tij, ato janë në mëshirën e serbëve.

“Ka provokime, sharje, fyerje por kjo është gjendja, ky është realiteti që ekziston në Mitrovicën e  Veriut…Nuk i kemi fshirë grafitet për arsye se sot kanë qenë një numër i madh i pothuajse të gjitha televizioneve të Kosovës dhe nuk e kemi parë të arsyeshme për t’i fshirë, në fakt nesër do të bëjmë përpjekje t’i fshijmë pasi që edhe polica ka kryer punën e vet”, shtoi ai.

“Janë dy institucione që i mbajnë shqiptarët në veri, domethënë është shkolla, paralelja e ndarë e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe është ambulanca të vetmit shqiptarë që janë, normalisht ka disa, edhe në gjykatë pak punëtorë dhe policë…17 nxënës në gjithë paralelën, nga klasa e parë deri në të katër janë 10 nxënës që punojnë me klasë të kombinuara, 1,3 dhe 2,4, janë edhe 7 nxënës në ciklin e lartë që punojnë me klasën 6,8 dhe 9 sepse paralele 6 nuk kemi, nuk kemi as 5, por janë 16 deri 17 arsimtarë që udhëtojnë çdo ditë gjatë javës për të zhvilluar procesin mësimor”, shtoi ai.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicë Veriore dhe në Zveçan, persona të panjohur kanë shkruar në mure dhe në tabelat e komunikacionit mbishkrime me ngjyrë të kuqe emrin e grupit rus Wagner. Mbishkrime të tilla janë parë në mure të objekteve në Mitrovicën Veriore ndërsa në Zveçan ato janë hasur në tabelat e komunikacionit. Deri më tani nuk ka të arrestuar dhe policia po heton rastin./Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zllatan Ellek nuk votohet për nënkryetar të Kuvendit

Zllatan Ellek nuk votohet për nënkryetar të Kuvendit

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq nuk zgjidhet nënkryetar i Kuvendit nga Lista Serbe

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Kuvendi nis punimet, pritet votimi i nënkryetarit nga pakicat serbe

Avdullahu drejt Bundesligës gjermane

Murat Yakin flet për vendimin e Avdullahut

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Nis shorti për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Kuvendi nis punimet, pritet votimi i nënkryetarit nga pakicat serbe

Kuvendi nis punimet, pritet votimi i nënkryetarit nga pakicat serbe

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Haradinaj lëshon sallën pak para fillimit të seancës

Zvicra i beson Yakinit dhe Continit

Yakin flet për Avdullahun e Hajdarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X