TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

G7 kërkon zgjatjen e armëpushimit në Gazë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
G7 kërkon zgjatjen e armëpushimit në Gazë

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë mbështetur zgjatjen e mëtejme të ndalimit aktual të luftimeve në Gazë.

Përmes një deklarate për media, G7 tha se pauzat e reja të armëpushimit do të duhej të përfshinin edhe rritjen e ndihmës dhe lehtësimin për lirimin e të gjitha pengjeve të marra nga Hamasi.

“Çdo përpjekje duhet të bëhet duke u siguruar mbështetja humanitare për civilët… Ne mbështesim zgjatjen e mëtejme të kësaj pauze dhe pauzat e ardhshme duhet të lejojnë që ndihma të rritet dhe të lehtësohet lirimi i të gjitha pengjeve”, u tha në deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të G7-s.

Armëpushimi aktual mes Izraelit dhe Hamasit, grup militant që udhëheq me Gazën, është armëpushimi i parë pas shtatë javësh luftë, që ka rrafshuar Rripin e Gazës dhe ka lënë të vrarë mbi 15.000 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë në këtë territor.

Lufta Izrael-Hamas u nxit pasi grupi militant palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke zënë peng afër 240 të tjerë.

Armëpushimi aktual parasheh lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Në deklaratën e G7-s po ashtu u mirëprit lirimi i pengjeve nga Hamasi, raporton REL.

Hamasi ka liruar edhe 12 pengje të tjera më 28 nëntor, ndërkaq Izraeli ka liruar 30 të burgosur palestinezë. Armëpushimi aktual pritet të përfundojë të enjten.

Numri i përgjithshëm i pengjeve të liruara që nga e premtja – kur nisi armëpushimi – është 81, ndërkaq Izraeli ka liruar 180 të burgosur.

“Ne si G7 bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve”, u tha në deklaratën e G7-s.

Në deklaratë po ashtu u theksua “e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij”, por po ashtu u tha se është e rëndësishme “që të mbrohen civilët dhe të respektohen ligjet ndërkombëtare”.

Ministrat e G7-s thanë po ashtu se janë të përkushtuar për krijimin e një shteti palestinez përmes zgjidhjes me dy shtete. Ata po ashtu kërkuan që të mos lejohet që konflikti të përshkallëzohet edhe më tej.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për dialog, për të pestën ditë radhazi publikon sofrën e gurtë para Kryeministrisë

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, caktohet zyrtarisht data e votimit

​Mustafi: Ndryshimet politike në Serbi mund të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve të Luginës

​Mustafi: Ndryshimet politike në Serbi mund të përmirësojnë pozitën e shqiptarëve të Luginës

Çfarë i ndodh organizmit kur nuk hani për 36 orë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

Çfarë i ndodh organizmit kur nuk hani për 36 orë? Ndryshimet që mund t’ju befasojnë

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia, u konstatua nivel i lartë i aflatoksinës B1

AUV kthen në Serbi mbi 110 tonë ushqim për kafshë, përmbante aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

AUV kthen në Serbi mbi 110 tonë ushqim për kafshë, përmbante aflatoksinë mbi nivelin e lejuar

Kërcënojnë kryeministrin Kurti – Prorusët përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Kërcënojnë kryeministrin Kurti – Prorusët përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Justina Shiroka-Pula

Sefer Isufi emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes Justina Shiroka-Pula

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca denoncon kërcënimet ndaj Ramush dhe Daut Haradinajt, thotë se ka dorëzuar prova në Polici

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën