Kombëtarja e Shqipërisë në futsall, të enjten ka filluar përgatitjet në Rahovec, ku do të përballet me Danimarkën në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Ndeshja Shqipëri – Danimarkë, do të luhet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku tashmë “kuqezinjtë” po i kryejnë përgatitjet.
Kjo ndeshje i takon Grupit 6, të cilin e përbëjnë edhe Armenia e Kazakistani kurse Shqipëria renditet e treta në tabelë me tri pikë të tubuara.
Në këtë grumbullim, trajneri i Shqipërisë, Erind Resuli ka ftuar 14 lojtarë.