Futbollisti i ekipit turk Fenerbahçe është nxjerrë nga rrënojat 119 orë pas tërmetit në Turqi.
16-vjeçari, Kamilcan kishte mbetur nën rrënoja në Kahramanmaras. Ai kishte të veshur fanellën e klubit me të cilin do të luante një ndeshje të nesërmen.
Në një postim që ka bërë klubi, thuhet se kanë edhe shumë ndeshje për të zhvilluar dhe se e presin futbollistin e tyre.
“Sonte, në orën e 119-të, kemi lot në sy, ne pamë mrekulli edhe një herë! Kemi ende shumë ndeshje në vijim, po të presim Kamilcan”, ka shkruar klubi i futbollit në dedikim për adoleshentin, raportoi Cumhuriyet.
Tërmetet në Turqi dhe Siri kanë shkaktuar katastrofë në të dyja vendet. Në Turqi 10 provinca janë prekur rëndë. Pesë ditë pas tërmeteve, janë regjistruar mbi 24,000 viktima në të dyja vendet./teve1.info/









