Bëhet e ditur se reduktimet do të fillojnë nga sonte në ora 19:00 dhe do të zgjasin deri nesër në orën 05:00.
Teksa thuhet se çrregullime me furnizim me ujë do të kenë edhe konsumatorët e e Drenasit.
“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve atmosferike, kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije.Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit”, thuhet në njoftim.
Kurse një situatë e tillë thuhet se do të vazhdojë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal./teve1.info./