Për t’i sensibilizuar qytetarët për pasojat e këtyre veprave në shoqëri, disa organizata u bën bashkë për të nisur një kampanjë.
Këtë herë, ata fushatën e bën në qytetin e Pejës
Anton Nrecaj, Drejtor i Programit në Qendrën për Asistencë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal CLARD tregoi se cili është qëllimi i kampanjës.
“Sot jemi këtu në qytetin e Pejës për të bashkëbiseduar me qytetarët dhe për t’i informuar qytetarët për pasojat e dhunës në familje dhe ngacmimeve seksuale. Ne si organizata ofrojmë natyrisht ndihmën juridike falas për këtë kategori të qytetarëve, për viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e ngacmimeve seksuale”, tha ai.
Nrecaj shtoi se këtë fushatë do ta shtrijnë edhe nëpër shkolla të vendit.
“Po ashtu, në kuadër të kësaj fushate kemi edhe pjesën tjetër të kampanjës nëpër shkolla të mesme ku përmes ligjëratave informojmë nxënësit e shkollave të mesme që të jenë të informuar për pasojat e dhunës në familje”, deklaroi Nrecaj.
Ky projekt është një-vjeçar teksa përkrahet edhe nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Raporti i gazetarit Gojart Jashari.