TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Fushata zgjedhore për një javë, 18 raste të keqpërdorimit të resurseve publike

nga Tëvë1
18 Janar, 2025
1
A A
​Fushata zgjedhore për një javë, 18 raste të keqpërdorimit të resurseve publike

Gjatë fushatës zgjedhore një javore është hasur gjuhë nxitëse, fyese apo urrejtjes, kryesisht ndaj subjekteve tjera politike në 25 aktivitete, ku me më së shumti raste prin Lëvizja Vetëvendosje, por gjuhë e tillë ndaj subjekteve tjera politike ka përdorur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu u tha në konferencën e Koalicionit të organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim”, e ku u theksua se vetëm në rrjetet sociale deri tash subjektet politike kanë shpenzuar 25 mijë euro.

Eugen Cakolli në emër të organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, tha se java e parë të fushatës ka shkuar kryesisht e qetë, ndonëse ajo që bie në sy është një diskurës nxitës i partive politike me një intensitet të shtuar çdo ditë i takimeve.

Sipas tij, ky koalicion i OJQ-ve, ka monitoruar mbi 160 aktiviteteve të subjekteve politike.

“Numrin më të madh të aktiviteteve të organizuara deri më tani e ka LDK me 51, PDK 45, LVV 28 dhe AAK me 19 aktivitete, po flasim vetëm me aktivitete e mëdha publike të organizuara dhe njoftuara nga subjektet politike. Aktivitete kanë mbajtur edhe subjektet tjera garuese….subjektet politike deri më tani kanë mundur të organizojnë tubime pa kufizime, ndonëse raportuesit e DNV-së, kanë raportuar se gjatë javës të paktën 6 raste në të cilat subjektet politike nuk i kanë lajmëruar aktivitetet e tyre pranë komisioneve komunale zgjedhore siç është edhe përcaktimi ligjor. ”, tha ai.

Sipas tij, deri tani vërehet një interesim jo aq i lartë i qytetarëve për të marrë pjesë në tubimet e partive politike, duke qenë se tubimet kanë qenë të mesme në maksimalisht 200 pjesëmarrës.

Cakolli u ndal edhe përdorimi të gjuhës së drejt dhe jo diskriminuese që një prej parimeve dhe vlerave kryesore të një fushate fer, kjo javë është karakterizuar në fakt nga pikërisht e kundërta.

“Këtë javë kemi pasur ashpërsim e përkeqësim të diskursit të përdorur në fushatë në plotë 25 aktivitet gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës apo urrejtjes, kryesisht mbi baza politike. Sipas intensitetit është e qartë se një gjuhë e tillë është e shprehur në aktivitetet e partisë në pushtet, pras Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse edhe në aktivitetet e partive tjera, përfshirë këtu LDK me 10 raste, PDK me 6 raste dhe AAK me dy raste ku është raportuar një gjuhë e tillë nxitëse, fyese apo urrejtjes. Sa i përket fushatës në hapësirën online, Demokracia në Veprim ka monitoruar gjithsej 679 kandidatë për deputet, të cilët kanë prani në rrjetet sociale, në mesin e së cilëve janë evidentuar 50 raste kur të njëjtit kanë qenë qoftë target apo autorë të gjuhës denigruese dhe të nxitjes, gjuhës së urrejtjes dhe përçmuese ndaj palëve të treta, si dhe lajmeve të pavërteta dhe të rreme, të cilat kanë krijuar dezinformim publik”, tha ai, duke shtuar se retorika e subjekteve politike po zhvendoset edhe në mes të qytetarëve dhe gjuhës së urrejtjes në komentet e rrjeteve sociale.

Ai shtoi se arsimi, shëndetësia, ekonomia, infrastruktura dhe mirëqenia sociale janë top 5 temat e diskutuara në tubimet e partive politike.

Cakolli u ndal edhe te keqpërdorimi i resurseve shtetërore gjatë fushatës

“Vëzhguesit e demokracisë në veprim kanë arritur të evidentojnë 18 raste apo aktivitete gjatë së cilave ka pasur keqpërdorim të resurseve publike. Në të paktën 7 raste është vërejtur prani e veturave zyrtare të nivelit qendror apo lokal. Në dy aktivitete janë vetura zyrtare kur ka pasur tubime të partisë në pushtet, ndërsa në 5 raste kur ka pasur aktivitete nga partitë në nivelin lokal ku të njëjtat qeverisin. Po ashtu, në 11 aktivitete të tjera janë evidentuar rastet kur zyrtarët publik, qofshin nëpunës civil, personel arsimor, kulturor, shëndetësor, kanë marrë pjesë në aktivitetet e subjekteve politike gjatë orarit të rregullt të tyre të punës“, tha ai.

Aty u tha se në katër raste janë vërejtur sjellje të organizuar me autobus. Ndërsa, vetëm për një javë, subjektet politike kanë shpenzuar në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, kanë shpenzuar rreth 25 mijë euro për sponzorizim.

Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL, si pjesë i këtij koalicioni, tha se kanë monitoruar nëntë televizione në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën serbe, ku tha se kanë dominuar subjektet e mëdha politike./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gruda kritikon Deharin: Nuk pati guxim ta lexojë të plotë aktgjykimin e Kushtetueses

Gruda kritikon Deharin: Nuk pati guxim ta lexojë të plotë aktgjykimin e Kushtetueses

Cakolli kundërshton qëndrimin e Deharit: Votimi i fshehtë ka dështuar 34 herë, nuk është zgjidhje

Cakolli kundërshton qëndrimin e Deharit: Votimi i fshehtë ka dështuar 34 herë, nuk është zgjidhje

Mustafa kritikon ashpër Avni Deharin: Mendësia e VV-së është t’iu mbyllë gojën deputetëve

Mustafa kritikon ashpër Avni Deharin: Mendësia e VV-së është t’iu mbyllë gojën deputetëve

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Gëzim Morina rinovon kontratën me Yllit

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X