TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fushata “Tetori rozë”, krerët shtetërorë: Zbulimi i hershëm shpëton jetë

by teve1
3 javë ago
0
A A
Fushata “Tetori rozë”, krerët shtetërorë: Zbulimi i hershëm shpëton jetë

Me thirrjen për kontrolle të rregullta dhe diagnostikim të hershëm, në Kosovë është hapur fushata “Tetori Rozë”, kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Në hapje të fushatës u bë e ditur se gjatë vitit 2025 janë raportuar 601 raste të reja, ndërsa u theksua se zbulimi i sëmundjes në fazat e hershme rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim dhe shërim.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, foli për sfidat me të cilat përballen pacientet dhe familjet e tyre.

Ajo ka theksuar rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit.

“Sëmundja e kancerit mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetësisë dhe një nga sprovat më të rënda në jetën e njeriut. Shumë prej nesh e njohin këtë përvojë përmes dikujt të dashur, sepse sapo një familjar diagnostikohet, kjo sëmundje bëhet brengë e një shtëpie të tërë. Bisedat ndryshojnë, planet lihen për më vonë dhe të afërmit mësojnë ta matin kohën nga një kontroll tek tjetri”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja me kancer të gjirit.

“Vitin e kaluar në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja me kancer të gjirit. Secili rast ka hyrë në jetën e dikujt që deri atëherë kishte shqetësime të tjera: në punë, në shtëpi, plane të pambaruara për të ardhmen. Papritur, shumëçka duhej të preste”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë vitit 2025 në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja me kancer të gjirit, prej të cilave 592 te gratë dhe 9 te burrat.

Sipas Kurtit, në vitet e fundit është shënuar përmirësim në diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

“Gjatë vitit 2025, në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, 592 te gratë dhe 9 te burrat. Deri në vitin 2022, shumica e rasteve të diagnozuara me kancer të gjirit ishin ose në fazën e tretë ose në të katërtën. Falë shtimit të pajisjeve diagnostikuese dhe fushatave ndërgjegjësuese nga Ministria e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, në vitet 2023 dhe 2024 shumica e rasteve u diagnozuan në fazën e dytë ose të tretë. I njëjti trend është identifikuar edhe në vitin e kaluar 2025, kur mbi 53.4% e rasteve janë diagnozuar në stadet e hershme”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm, duke bërë të ditur se në shëndetësinë publike mamografia ofrohet falas që nga viti 2023.

“Për këto raste, mundësitë për trajtim dhe shërim janë dukshëm më të mira. Zbulimi i hershëm është aq i rëndësishëm saqë shpëton jetë. Shqetësimet nuk duhet të injorohen dhe kontrollet nuk duhet të shtyhen apo të mundohen”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, aktivistja dhe e mbijetuara e kancerit të gjirit, Nafije Latifi, ka thënë se në Kosovë janë bërë hapa të rëndësishëm përpara në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Megjithatë, sipas saj, ende ka nevojë për përmirësime në sistemin shëndetësor.

“Në vendin tonë janë bërë hapa shumë të mëdha përpara. E kam parë vetë rrugën që kemi kaluar. Nga mungesa e profesionistëve për diagnostikim e trajtim, mungesa e aparaturave, madje dhe mungesa e një klinike onkologjike, pacientet tona detyroheshin të merrnin rrugën drejt vendeve të rajonit e më larg, me shumë vështirësi dhe shpenzime në kërkim të shërimit të tyre. Sot kemi shumë më tepër mundësi, por ende jo aq sa meritojnë pacientet tona”, ka thënë Latifi.

Ajo ka kërkuar më shumë kujdes dhe mundësi trajtimi për gratë që përballen me kancerin e gjirit. Latifi ka theksuar edhe nevojën për një përfundim sa më dinjitoz për pacientet në fazat e rënda të sëmundjes.

“Flas në emër të grave që çdo ditë presin më shumë nga sistemi ynë shëndetësor. Më shumë kujdes, më shumë mundësi trajtimi, më shumë përkushtim dhe konsideratë nga personeli mjekësor në rrugën e tyre drejt shërimit e mbijetesës. Por edhe mundësi për një përfundim sa më të dinjitetshëm të jetës së tyre, për fat të keq”, ka deklaruar Latifi./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

Zbulohen 113 telefona të kontrabanduar në një biznes në Prishtinë

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

KDI ngre pikëpyetje për mundësinë e amendamentimit të Ligjit për Specialen pas kthimit nga presidentja

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

​Rama fton sërish protestuesit të dialogojnë

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Të dielën përfundon ora verore, akrepat kthehen një orë pas

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën