TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Furra e bukës në Bresje të Fushë Kosovës në hall me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike

nga Doresa Geci
7 muaj më parë
1
A A
Furra e bukës në Bresje të Fushë Kosovës në hall me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike

Me uljen e temperaturave kanë filluar edhe reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike. Kjo sipas Ministrisë së Ekonomisë po ndodhë për shkak të konsumimit të lartë të rrymës. Por mungesa e furnizimit me energji elektrike po vështirëson punën disa bizneseve familjare e jetesën e banorëve në Fushë Kosovë.

Qe një muaj kanë filluar punën në Fushë Kosovë.

Por pronarët e kësaj furre në Bresje janë në hall me ndërprerjet e shpeshta të rrymës.

Madje brumin të cilën e bëjnë gati për të shitur, shpeshherë detyrohen ta hedhin në mbeturina për shkak mungesës së energjisë elektrike.

“Sapo fillojmë gatuajmë për myshteri me i qitë bukët sa me të nxehta me u mundu sa më mirë po ndalet rryma po shkojnë dëm bukët, brumi fillon në proces të pjekës nuk ka 10 minuta që duhet me dal buka ndalet rryma pra shkon komplet dëm brumi”, ka thënë Albion Vorfaj nga “Furra Limi” në Bresje.

Më problematike sipas djalit të pronarit të kësaj furre është mungesa e paralajmërimit të ndërprerjes së rrymës e që po zgjatë me orë të tëra.

“Reduktimet më se shumti po ndodhin në kohën e pasdites, fillojnë 2 orë, 3 orë, vjen 5 minuta ndalet. Nëse ne jemi të informuar që këtë javë është problemi që nuk ka me pas rrymë normalisht edhe myshteriu kupton”, ka deklaruar ai.

Kështu, disa biznese në Bresje kanë filluar të përdorin gjeneratorë për shkak të redaktimeve.

E këto ndërprerje të shpeshta, kanë rënduar jetesën këtyre banorëve të cilët rrymën e përdorin  për tu ngrohur në këto ditë të ftohta të dimrit.

“Amo nuk po e ndalin rrymën krejt Fushë Kosovën, vetëm kjo pjesa këndej dje nuk kemi pas tërë ditën, tash sa u ndal. Marum nuk e di çka është duke u bërë ka 4-5 orë nuk po kemi rrymë”, ka thënë banorja, Hira Beka.

“O vallahi na shkatërruan,sidomos mbrëmë  na ka shkatërruar ndalu leshohu,  veç nja shtatë orë të plota nuk kemi pas rrymë. Problematike po është se po bllokohemi krejt spo kemi as bojler as ujë të nxehtë as  rrymë mu nxeh as kurgjo ma bllokad ma nuk e di ku ka”, ka thënë banori, Muharrem Klipolli.

Por jo vetëm në Fushë Kosovës, edhe në Ferizaj, LIPJAN, Malishevë, Gjilan, Shtime, Istog e Prizren ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

E për këtë, nga Ministria e Ekonomisë njoftuan se të mërkurën se në orët e vona kishin takim me përfaqësuesit e KOSTT – it dhe KEDS- it.

Edhe nga ky takim u përsëritën arsyet e ndërprerjes së rrymës.

“KOSTT dhe KEDS raportojnë se, me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 MË në kohë të caktuara. Si rezultat, sistemi ynë elektro-energjetik është ngarkuar tej mase, duke shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin; kësisoj, ka qenë e domosdoshme që operatorët të bëjnë shkyçje në disa vendbanime ku ngarkesa ka qenë e papërballueshme për rrjetin”.

E fjala e fundit e Ministrisë së Ekonomisë, njëjtë sikurse edhe e KEDSIT ishte kursimi i energjisë elektrike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X