TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fundoset në Detin e Kuq anija që ishte sulmuar nga rebelët Houthi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Fundoset në Detin e Kuq anija që ishte sulmuar nga rebelët Houthi

Një anije e cila ishte sulmuar nga rebelët e Jemenit Houthi është fundosur në Detin e Kuq.

Anija Rubymar me flamurin e shtetit të Amerikës Qendrore, Belizë, u godit me raketë balistike nga rebelët në 18 shkurt, ndërsa po udhëtonte përmes ngushticës Bab el-Mandeb, pikë kryesore lidhëse mes Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit.

Qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, si edhe zyrtarë rajonalë ushtarak konfirmuan sot fundosjen e anijes.

Ky është rasti i parë që një anije fundoset si pasojë e goditjeve, ndërsa rebelët Houthi po kryejnë prej muajsh sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare.

Deri më tani, shumë anije kanë ndryshuar drejtim për shkak të këtyre sulmeve. Fundosja e anijes mund të shkaktojë devijime të tjera dhe mund të nxisë rritje të tarifave të sigurimit për anijet, duke rrezikuar rritjen e inflaciont global dhe duke ndikuar në dërgesat e ndihmave në rajon.

Komanda Qendore e Ushtrisë Amerikane kishte paralajmëaruar më herët se fundosja mund të shkaktonte dëme ekologjike në Detin e Kuq.

Kryeministri i qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, Awad Bin Mubarak tha se fundosja e anijes paraqet dëm të pashembullt të mjedisit.

Rebelët Houthi kanë kryer sulme të shumta që nga nëntori, duke përdorur dronë, raketa dhe varka për të goditur anijet në Detin e Kuq.

Rebelët e mbështetur nga Irani thonë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gazë.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme hakmarrëse në Jemen, për të rrëzuar dronët dhe raketat Houthi me qëllim mbrojtjen e rrugës së rëndësishme të transportit në Detin e Kuq./VOA/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen 9 persona për mashtrim me bileta në Luvër, 10 milionë euro dëm

Arrestohen 9 persona për mashtrim me bileta në Luvër, 10 milionë euro dëm

Katër palestinezë të plagosur dhe 24 të arrestuar në sulmet dhe bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Katër palestinezë të plagosur dhe 24 të arrestuar në sulmet dhe bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

Mustafa: Plani franko-gjerman nuk zgjidh asgjë me Serbinë, është marrëveshje për siguri

Isa Mustafa mbështetë Marshin “Drejtësi, jo politikë”, iu bën thirrje qytetarëve për dalje masive

Një ushtar i FSK-së i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit

Një ushtar i FSK-së i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit

Gaxherri: Ramush Haradinaj i përmbush kriteret dhe nevojat e Kosovës për president

Gaxherri: Ramush Haradinaj i përmbush kriteret dhe nevojat e Kosovës për president

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Ditari: 13.02.2026

Ditari: 13.02.2026

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama: Bllokimi i buxhetit të kryeqytetit, ndëshkim për qytetarët

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën