TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fundjavë e jashtëzakonshme futbolli në Superligë, spikat derbi Prishtina – Drita

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Fundjavë e jashtëzakonshme futbolli në Superligë, spikat derbi Prishtina – Drita

Lideri i Superligës në futboll vjen në kryeqytet për t’u sfiduar në derbin e vjetër me Prishtinën, që është përballja kryesore e javës së 20-të në futboll.

Drita udhëheqëse e kampionatit sivjet me 43 pikë, shtatë më shumë se Ballkani i vendit të dytë, vjen në formë të lartë prej 8 fitoreve në nëntë ndeshjet e fundit, si ekipi kryesor për të sfiduar titullin e kampionit sivjet.

Bardhekaltrit nga Gjilani u kualifikuan edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës, në një ndeshje të vështirë e të përcaktuar vetëm pas penalltive, andaj 120 minutat në këmbët e futbollistëve gjilanas, mund të jenë vendimtare përballë Prishtinës, që gjithashtu kaloj në çerekfinale, por me lehtësi ndaj Suharekës 4:0.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë e këtij stinori ndërmjet këtyre dy skuadrave, në të cilat më mirë është paraqitur Drita. Skuadra e Zekirija Ramadanit e fitoi bindshëm ndeshjen e fundit 3:0 ndërsa në duelin e parë të këtij sezoni në “Fadil Vokrri” luajti baras 1:1.

Me barazim kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të Prishtinës në Superligë, që njëherësh e bëjnë atë skuadrën me më së shumti ndeshje që ka ndarë pikët me rivalët, gjithsej 7 herë.

Derbi i xhiros luhet të shtunën në “Fadil Vokrri” dhe zhvillohet nga ora 17:00.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Suharekës e Dukagjinit që nis nga ora 13:00.

Të dielën luhen dy ndeshje të tjera. Gjilani e pret në konak Ballkanin, derisa Feronikeli është nikoqir i Llapit, në përballjet që nisin nga ora 13:00, në Gjilan e Drenas.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje luhet të martën, kur Malisheva e pret Ferizajn.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën