TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fukuyama: Guximi i studentëve në Serbi e obligon komunitetin ndërkombëtar të reagojë

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Fukuyama: Guximi i studentëve në Serbi e obligon komunitetin ndërkombëtar të reagojë

Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i mbikëqyrë zgjedhjet e ardhshme në Serbi, kurdo që ato të shpallen, por shumë më kujdesshëm se sa ka bërë më parë – dhe në këtë e obligon guximi i studentëve që tashmë prej muajsh protestojnë, tha politologu i njohur amerikan dhe profesor në Universitetin e Stanfordit, Francis Fukuyama.

Ai është një nga nënshkruesit e peticionit që nisi nga Stanfordi, me të cilin i tërhiqet vëmendja opinionit ndërkombëtar për krizën në Serbi, mbështeten studentët dhe u bëhet thirrje institucioneve të BE-së të ndërmarrin masa më të ashpra ndaj Beogradit. Fukuyama vlerëson se pasiguria e së ardhmes politike në Serbi është më e madhe se kurrë, duke thënë se nuk guxon të parashikojë rezultatin, por përfundon se lëvizja studentore i ka sjellë vendit një ndryshim të mirë dhe të rëndësishëm.

Pse e nënshkroi peticionin
“E ndjek me kujdes se çfarë po ndodh në Serbi. Në mars isha në Slloveni, ndërsa kam edhe shumë miq të ngushtë në Serbi, përfshirë një mik, vajza e të cilit është pjesë e protestave studentore. Kam shumë respekt për studentët, mendoj se janë organizuar shumë mençur. Po ashtu, e njoh mirë zotin Vuçiq – ai është shembull i një lideri autoritar që fatkeqësisht ka shumë kolegë në botë. Prandaj për mua është kënaqësi t’u jap çdo lloj mbështetje njerëzve në Serbi që duan të përmirësojnë demokracinë.”

Mundësia e zgjidhjes politike
Protestat në Serbi po vazhdojnë më shumë se 10 muaj, pavarësisht brutalitetit policor të shtuar, arrestimeve dhe frikësimeve. Presidenti Vuçiq ndërkohë refuzon të shpallë zgjedhje të parakohshme.
“Zakonisht një presion i madh ndërkombëtar, sidomos nga BE dhe Uashingtoni, do ta shtynte Vuçiqin në një drejtim. Por fatkeqësisht të gjithë janë të zënë me çështje të tjera. BE ka probleme të veta, ndërsa nuk jam i sigurt që administrata e Trumpit do të ishte fare e prirur t’i mbështeste studentët. Megjithatë, duhet ta mbajmë gjallë shoqërinë civile. Problemi është që shumica e amerikanëve as që e dinë se po zhvillohen protesta studentore atje. Mbështetja nga shoqëria civile në SHBA do të ndihmonte të shtohej presioni mbi regjimin.”

Rreziku i dhunës
“Përderisa Serbia është pjesë e Evropës dhe dëshiron të hyjë në BE, dhuna nuk është opsion për askënd. Shpresoj që situata të mbetet paqësore, sepse ndryshimi politik paqësor është shpresa e vetme për Serbinë. Potencial për dhunë sigurisht që ka, sidomos kur ke një lider me instinkte të thella autoritare si Vuçiqi që nuk dëshiron të largohet nga pushteti. Por do të ishte katastrofë nëse ndodh.”

Zgjedhjet dhe mbikëqyrja ndërkombëtare
Ndërkombëtarët vazhdimisht kanë raportuar parregullsi në zgjedhjet e deritanishme.
“Ndryshimi nuk do të vijë pa u ndërruar regjimi, dhe qytetarët absolutisht duhet të dalin e të votojnë. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i mbikëqyrë zgjedhjet, por shumë më kujdesshëm se herët e kaluara, kur askush nuk i kushtoi shumë vëmendje. Guximi i studentëve i obligon aktorët e jashtëm që të sigurohen se këto zgjedhje nuk do të manipulohen si të mëparshmet.”

Kush duhet të garantojë zgjedhje të lira?
“Në këtë moment, mirëpritet kushdo që do të merrej me këtë punë. Evropianët historikisht kanë rol më të drejtpërdrejtë. Teknologjia e monitorimit zgjedhor është e përhapur gjerësisht, dimë si mbikëqyren zgjedhje me rezultate të kontestuara, pra ka kapacitete në Evropë, me ndihmë edhe nga SHBA.”

Roli i BE-së dhe SHBA-së
Peticioni kërkon që BE të kushtëzojë rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit me respektimin e sundimit të ligjit.
“BE mund të ndikojë përmes subvencioneve që jepen anëtarëve, e Serbia nuk është vend i pasur kontribues në buxhetin evropian. Kjo është përdorur kundër Hungarisë, që merr 3–4% të PBB-së nga fondet evropiane, por BE nuk e përdori shumë efektivisht kundër Orbánit. Nëse Serbia një ditë i plotëson kushtet për anëtarësim, ky do të mund të jetë mjet për ta disiplinuar sjelljen e saj.”

Po tani, kur Serbia nuk është anëtare?
“Është e vështirë. Aktualisht duhet të punohet për mbajtjen e zgjedhjeve sa më të lira dhe të ndershme. Kjo është fusha ku Evropa mund të ndihmojë. Por edhe ngritja e vëmendjes për këtë situatë është po aq e rëndësishme – njerëzit nuk e dinë çfarë po ndodh dhe të gjithë kemi detyrë të informojmë opinionin.”

Për rolin e SHBA dhe paralelet me autoritarizmin
“As BE, as SHBA nuk po reagojnë. Përkundrazi, Vuçiq trajtohet si ‘ishull stabiliteti’. Trump ka disa probleme këtu. Më thanë se Richard Grenell, ish-i dërguar special për Ballkanin, ende ka interesa ekonomike në rajon dhe është afër Trumpit. Nuk e di kush e këshillon Trumpin për Serbinë, por kam frikë se nuk merr informata të mira. Për më tepër, Trump nuk beson në demokraci dhe zemërohet kur dikush e përmend këtë fjalë para tij. Prandaj, SHBA nuk do të ketë më rolin historik të shtyrjes së Ballkanit apo rajoneve të tjera drejt demokracisë.”

Ai shton se regjimet autoritare zhvillohen hap pas hapi duke kapur institucionet e shoqërisë civile:
“Ka një manual unik për pushtetet autoritare. Ndonjëherë zhvillohen shpejt, ndonjëherë më ngadalë. Në Amerikë po ecën shpejt, por është shumë e ngjashme me çfarë ndodhi në Serbi, Hungari dhe vende të tjera.”

Roli i lëvizjes studentore
“Duhet të them se protesta e studentëve ka bërë një ndryshim të madh. Ata janë vërtet frymëzues. Kur ecën nëpër Serbi, fshatarët i pritën me përkrahje – gjë e rrallë, sepse në regjime populiste zakonisht ekziston një ndarje mes qytetit dhe fshatit. Pesë vite më parë nuk kishit një lëvizje studentore; kishit vetëm partitë tradicionale dhe shoqërinë civile. Ky është ndryshim i madh dhe pozitiv.”

Tags: Francis Fukuyamarajoni botaserbiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli thotë se ankesa e Listës Serbe nuk e ndalon afatin rrjedhës për formimin e Qeverisë

Qorrolli thotë se ankesa e Listës Serbe nuk e ndalon afatin rrjedhës për formimin e Qeverisë

Qorrolli: Formimi i Qeverisë së re çështje ditësh, Kurti do ta marrë mbështetjen në Kuvend

Qorrolli: Formimi i Qeverisë së re çështje ditësh, Kurti do ta marrë mbështetjen në Kuvend

Komandanti i KFOR-it bisedoi me autoritetet kosovare për automjetet e FSK-së në veri

Komandanti i KFOR-it bisedoi me autoritetet kosovare për automjetet e FSK-së në veri

Lauka: Edi Rama i pari që i vendosi sanksione Kosovës

Lauka: Edi Rama i pari që i vendosi sanksione Kosovës

Qorrolli thotë se ankesa e Listës Serbe nuk e ndalon afatin rrjedhës për formimin e Qeverisë

Qorrolli thotë se ankesa e Listës Serbe nuk e ndalon afatin rrjedhës për formimin e Qeverisë

Qorrolli: Formimi i Qeverisë së re çështje ditësh, Kurti do ta marrë mbështetjen në Kuvend

Qorrolli: Formimi i Qeverisë së re çështje ditësh, Kurti do ta marrë mbështetjen në Kuvend

“InfoNata” 16.10.2025

“InfoNata” 16.10.2025

Komandanti i KFOR-it bisedoi me autoritetet kosovare për automjetet e FSK-së në veri

Komandanti i KFOR-it bisedoi me autoritetet kosovare për automjetet e FSK-së në veri

Goli i parë i Asllanit për Kosovën: “Një ditë e madhe për Kosovën dhe gjithë shqiptarët”

E madhe, Fisnik Asllani po vëzhgohet nga Barcelona

Lauka: Edi Rama i pari që i vendosi sanksione Kosovës

Lauka: Edi Rama i pari që i vendosi sanksione Kosovës

Lauka: Çështjet për të cilat luftoi Kurti në veri janë jetike për ekzistencën e shtetit të Kosovës

Lauka: Çështjet për të cilat luftoi Kurti në veri janë jetike për ekzistencën e shtetit të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën