TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK pranon dronët kamikazë më të avancuar taktikë në tregun rajonal

Mijëra dronë luftarakë kamikazë “Skydagger” ka pranuar sot Forca e Sigurisë së Kosovës. Tëvë1 përmes kronikës së gazetarit, Venhar Isufi sjellë pamjet ekskluzive të pranimit të dronëve më të avancuar taktikë në tregun rajonal, me kohëzgjatje fluturimi rreth 90 minuta dhe rreze operative mbi 25 kilometra

by Venhar Isufi
7 muaj ago
1 0
A A

Makineritë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës u bënë gati.

Ora shënon 13:00 e së mërkurës.

E pikërisht, në këtë moment këtu në pistën e aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, ateroi aeroplani ushtarak në të cilin janë pajisje të reja ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Për çfarë pajisje që iu shtuan arsenalit ushtarak të Kosovës,  bëhet fjalë?

Dronët kamikazë të cilët sot i ka pranuar FSK ndërkaq në pamjet ekskluzive të Tëvë1, mbrapa meje shihen makineritë e rënda të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilat tashmë do të vendosen këta dronë. Kjo është në fazën e avancimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së”

Këta dronë kamikazë janë prodhim i Turqisë.

Të pranishëm në pranimin e dronëve  Skydagger 7” dhe 15”, ishin edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti turk i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Tëvë1, shihen dronët “Skydagger15” duke u vendosur në makineritë e FSK-së.

Modeli “SkyDagger 15” është ndër dronët më të avancuar taktikë në tregun rajonal, me kohëzgjatje fluturimi rreth 90 minuta, rreze operative mbi 25 kilometra, dhe sisteme pamjeje termike e ditë/natë. Versionet kamikazë të kësaj serie janë të dizajnuara për misione precize, me aftësi për neutralizimin e objektivave tokësore, pa pasur nevojë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore në zonën e veprimit, mbajnë mbi 5 kilogram eksploziv.

Reagim për ardhjen e këtyre dronëve eksplodues, bëri edhe kryeministri në detyrë Kurti, i cili tha se FSK po bëhet forcë moderne.

“Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke ‘Baykar’, që është kompani amë e prodhuesit “Skydager”. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët”, u shpreh Kurti

Edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë më shumë.

“SkyDagger janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyesetë cilët janë ndërtuar që në mënyrë të përpiktë të godasin objektivat lëvizëse dhe statike të armikut.”

Dronët përfshijnë edhe versione kamikazë, të afta për të mbajtur ngarkesë shpërthyese dhe për t’u përdorur në misione taktike sulmuese.

Një pjesë e këtyre dronëve nuk janë vetëm për vëzhgim dhe mbikëqyrje, por përfshijnë edhe njësi kamikazë (loitering munitions) — pajisje që mund të qëndrojnë në ajër për periudha të gjata, të identifikojnë objektivin dhe të aktivizohen për shpërthim të drejtpërdrejtë mbi të.

Dronët janë pjesë e një pako moderne të armatimit, që FSK e ka pranuar sot në kuadër të procesit të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve teknologjike.

Kjo pajisje e re vjen në kuadër të modernizimit të vazhdueshëm të FSK-së, që synon rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë, zbulim ajror dhe ndërhyrje taktike.

Tags: dronët kamikazFSKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Një 44-vjeçare gjendet pa shenja jete në Podujevë, rasti nën hetime

IKShPK: Nga tetori nis testimi për tuberkuloz te fëmijët

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën