TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

FSK organizon Forumin e Nënoficerëve për fuqizimin e bashkëpunimit profesional

by teve1
4 javë ago
0
A A
FSK organizon Forumin e Nënoficerëve për fuqizimin e bashkëpunimit profesional

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së”, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj.

Sipas FSK-së, hapjen zyrtare të forumit e bëri Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, i cili theksoi rëndësinë e rolit të nënoficerëve në ndërtimin e një force profesionale, duke i cilësuar ata si shtyllë kryesore për realizimin e detyrave dhe misionit të FSK-së.

Forumi u udhëhoq nga Rreshter Majori i FSK-së, Bedri Zuka, i cili ritheksoi përkushtimin e nënoficerëve në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha nivelet.

Gjatë forumit u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s, si faktor kyç në zhvillimin dhe edukimin profesional të nënoficerëve të FSK-së.

Në këtë forum morën pjesë nënoficerë të FSK-së nga të gjitha nivelet, të cilët diskutuan tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin e korit të nënoficerëve, ndërtimin e besimit dhe fleksibilitetit në udhëheqje, si dhe marrëdhëniet ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve.

Pjesë e forumit ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Garda Kombëtare e Ajovës, NALT, ASG Ballkan dhe institucione të tjera partnere.

“FSK është e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të korit të nënoficerëve si shtylla kryesore e forcës për kryerjen me sukses misionit kushtetues dhe ligjor”, theksohet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Latifi: Abdixhikun e shpëton vetëm pushteti, Shkodra: As pushteti nuk e rehaton partinë

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

“InfoNata” 14.01.2026

“InfoNata” 14.01.2026

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën