TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK-ja për herë të parë pjesë e trajnimit për liderë të rinj ushtarakë në Kroaci

by teve1
37 minuta ago
0
A A
FSK-ja për herë të parë pjesë e trajnimit për liderë të rinj ushtarakë në Kroaci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është përmbyllur trajnimi për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate, pas marshimit taktik prej 88 kilometrash nga Udbina deri te Kalaja e Kninit.

Për herë të parë, pjesë e këtij trajnimi ishte edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me pjesëtarët e saj që u stërvitën së bashku me ushtarakë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Sipas Maqedoncit, ky ishte numri më i madh i pjesëmarrësve të huaj në këtë trajnim deri më tani.

Ministri bëri të ditur se marshimi përmbyllës kishte edhe domethënie simbolike, duke nderuar historinë dhe sakrificën e popullit kroat gjatë Luftës Atdhetare.

Ai theksoi se programi, i cili karakterizohet nga kërkesa të larta fizike dhe mendore, synon zhvillimin e qëndrueshmërisë, aftësive drejtuese dhe vendimmarrjes në rrethana sfiduese.

Maqedonci përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për përfaqësimin e tyre, duke vlerësuar se kjo përvojë kontribuon në avancimin e aftësive profesionale të kuadrove ushtarake dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

“Falënderoj homologun tim, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për këtë bashkëpunim të rëndësishëm”, ka shkruar Maqedonci në një postim në Facebook./teve1.info/

Tags: FSKkroaciTeve1Trajnim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Kërçeli: VV-ja kërkonte kujdes, PDK-ja insistonte të votohej

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Kërçeli: VV-ja kërkonte kujdes, PDK-ja insistonte të votohej

Komunat dhe roli i tyre në integrimin evropian, mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën

Komunat dhe roli i tyre në integrimin evropian, mbahet takimi i katërt i Grupit Punues për Kosovën

Në seancën gjyqësore për vdekjen e Auron Thaqit shfaqen videot e natës kritike

Në seancën gjyqësore për vdekjen e Auron Thaqit shfaqen videot e natës kritike

KEK njofton për ndaljen e njësisë B2 të Kosovës B për shkak të problemeve teknike

KEK njofton për ndaljen e njësisë B2 të Kosovës B për shkak të problemeve teknike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën