Një trup i pajetë i një shtetasi të huaj është nxjerrë mbrëmë vonë nga Liqeni i Batllavës.
Trupi është nxjerrë nga ekipi i FSK-së.
“Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëher Ekipin e Kerkim Shpetimit në operacionin ne Liqenin e Batllavës, ku ekipi pas intervenimit në orët e vona ka arritur të gjej trupin e pajetë të A.A shtetas i huaj.
Trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme”, thuhet nga FSK.







