Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar agjendën e re.
Durrsakët do e presin Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”, më 5 shtator ora 17:00. Shkak për ndryshimin e agjendës është bërë angazhimi i dinamovitëve në Evropë.
Skuadra e Ilir Dajës përfaqëson Shqipërinë në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Dinamo luan shanset për një biletë në grupet e Evropës.