TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Frutat që duhet konsumuar për shëndet të mirë të zemrës

nga tëvë1
4 Mars, 2024
0
A A
Frutat që hidratojnë më shumë, hani sa më shumë në ditët e nxehta

Disa fruta ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut dhe të tjera mbajnë kolesterolin në nivelet e duhura të organizmit.

Pjepri

Vitamina C dhe beta karoteni, dy antioksidantë të fuqishëm, në bashkëpunim me kaliumin, të cilin e përmban dyfish më shumë se bananet, ofrojnë përbërës të shkëlqyer në mbrojtjen e përditshme kundër tensionit të lartë që ndikon fort në aktivitetin e zemrës. Gjysma e një pjepri ka 97 kalori, 1 gram yndyrë dhe 2 gram fibra. Këshilla për përdorim: Priteni në kuba të vegjël dhe vendoseni në frigorifer, pastaj e grini dhe do të përfitoni një pije të mrekullueshme të ftohtë.

Lëngu i boronicës së kuqe

Ky lëng pastron gjakun nga infeksionet e fshikëzës dhe kështu ofron mbrojtje nga zhvillimi dhe akumulimi i baktereve të dëmshme. Një filxhan i këtij lëngu ka 144 kalori, 0 gram yndyra dhe 0 fibra. Nëse blini lëng boronice 100 për qind të pastër dhe ia shtoni atë ujit që e pini çdo ditë, pa shtuar sheqer, do t’i bëni një shërbim të përkryer organizmit tuaj.

Domatet

Domatet përmbajnë likopen, një prej karotenoideve më të forta i cili shërben si antioksidant në organizëm. Studimet e fundit tregojnë se domatet arrijnë të ulin rrezikun e problemeve lidhur jo vetëm me zemrën dhe tensionin e gjakut, por edhe me rrugët urinare, stomakun dhe zorrën e trashë, nëse hahet nga një kokërr në ditë. Një domate ka 26 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Priteni domaten e freskët në feta, hidhni vaj ulliri sepse likopeni më së miri përthithet nga organizmi nëse kombinohet me yndyrë bimore cilësore.

Rrushi i thatë

Është një burim i shkëlqyer hekuri i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut. Një gjysmë filxhani ka 218 kalori, 0 yndyra dhe 3 gramë fibra. Shtoni rrush të thatë te drithërat që konsumoni në mëngjes dhe kjo veçanërisht vlen për femrat të cilat gjatë cikleve të tyre kanë nevojë për më shumë hekur.

Fiku

Ka shumë kalium dhe fibra, por edhe vitaminë B6, e cila është e nevojshme për organizëm të mirë. Kaliumi zvogëlon kolesterinën dhe parandalon mbajtjen e ujit të tepërt në trup. Një fik ka 37-48 kalori, 0 yndyra dhe 2 gramë fibra. Fiku i freskët është më i shijshmi, por disa i preferojnë të thatë dhe i konsumojnë duke përfituar energji dhe shtytje për aktivitet fizik.

Kajsitë

Frutat si kajsitë dhe pjeshkat janë plot me beta karotën, i cili parandalon dëmtimet radikale. Trupi e shndërron këtë përbërës në vitaminë A, e cila eliminon mundësitë e shfaqjes së mjaft problemeve. Një kajsi ka 17 kalori, 0 yndyra dhe 1 gram fibra. Ato mund të hahen të freskëta apo të thata, por në qoftë se janë shumë të buta, mund të kenë humbur përbërësit ushqyes.

Avokado

Ndihmon në uljen e kolesterinës dhe ngrit nivelin e HDL-së (lipoproteinës me densitet të lartë). Një fetë ka 81 kalori, 8 gramë yndyrë dhe 3 gramë fibra. Në vend të majonezës të cilën e konsumoni ne shtëpi, vendosni disa feta avokado ose salcë të bërë vete duke grirë avokadot./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse ke frikë të rrish vetëm?! Çfarë e shkakton dhe si ta përballosh

Pse ke frikë të rrish vetëm?! Çfarë e shkakton dhe si ta përballosh

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Kujdesi për shëndetin, si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil

Si të zgjidhni mishin e freskët: Kujdes me ngjyrën dhe pamjen

Si të zgjidhni mishin e freskët: Kujdes me ngjyrën dhe pamjen

​Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

​Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Erdogan: Njohja nga Rusia e rajoneve të shkëputura të Ukrainës, e papranueshme

Erdogan pjesë e takimit të Trump me presidentin e Sirisë

Psikologia Sadiku flet për rrezikun potencial që sjellin lojërat te fëmijët

Psikologia Sadiku flet për rrezikun potencial që sjellin lojërat te fëmijët

Si e mori vendimin për t’u kthyer nga Londra në Kosovë mësuesja Arlindë ?

Si e mori vendimin për t’u kthyer nga Londra në Kosovë mësuesja Arlindë ?

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj jep detaje për rastin e rrahjes së Cufës

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj jep detaje për rastin e rrahjes së Cufës

Shtyhet shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro” ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve

Shtyhet shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro” ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve

Ymeri: Një fëmijë nuk mund të jetë agresiv nëse nuk është rritur në një shtëpi agresive

Ymeri: Një fëmijë nuk mund të jetë agresiv nëse nuk është rritur në një shtëpi agresive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X