TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Frikë për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Frikë për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme

Pamje panoramike e qytetit të vjetër të Jerusalemit, mëngjesin e 14 prillit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se konfrontimi me Iranin “nuk ka përfunduar ende”.

Ai i bëri komentet pasi Irani, natën mes 13 dhe 14 prillit, lëshoi qindra dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri më 1 prill.

Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.

“Ne i zmbrapsëm, së bashku do të fitojmë”, shkroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në platformën X, të dielën.

Pyetja tani është se si do të reagojë Izraeli.

Autoritetet e këtij vendi u zotuan se do të hakmerren kundër çdo sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani dhe kabineti i luftës u mblodh gjatë natës për të diskutuar situatën.

Irani, ndërkohë, paralajmëroi reagim edhe më të ashpër, nëse Izraeli e sulmon.

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë të larta prej dekadash, por kjo është hera e parë që ndodh një sulm direkt.

“Situata është në zhvillim”, tha Forca e Mbrojtjes e Izraelit, duke shtuar se “është e gatshme për të luftuar çdo kërcënim të mëtejshëm nga Irani”.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, tha se veprimet e Iranit “e shtyjnë rajonin drejt përshkallëzimit”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se i ka thënë kryeministrit Netanyahu se Izraeli ka demonstruar “kapacitet të jashtëzakonshëm” për t’u mbrojtur kundër sulmeve të paprecedente të Teheranit.

Biden tha se do të thërrasë një takim të udhëheqësve të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, “për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” kundër sulmit iranian.

Italia, e cila aktualisht mban presidencën e G7-ës, bëri thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin, raportoi agjencia e lajmeve, Reuters.

Sipas burimit të njëjtë, aleati më i fuqishëm i Iranit në rajon, grupi shiit libanez, Hezbollah – i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga fillimi i luftës në Gazë tetorin e kaluar – tha të dielën herët se ka lëshuar disa raketa në drejtim të një baze izraelite, shkruan REL.

Raportohet se sulme me dronë kundër Izraelit kreu edhe grupi Huthi i Jemenit, i lidhur gjithashtu me Iranin.

Reuters shkruan se “këto përleshje kërcënojnë të shndërrohen në një konflikt të hapur të drejtpërdrejtë, që do të vinte përballë Iranin dhe aleatët e tij rajonalë, në njërën anë, dhe Izraelin dhe mbështetësen e tij kryesore, SHBA-në, në anën tjetër”.

Ushtria izraelite tha se nuk i këshillon banorët të përgatiten për t’u strehuar.

Izraeli, gjithashtu, rihapi hapësirën ajrore, pas shtatë orësh mbylljeje. Ngjashëm veproi edhe Jordania.

Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, citoi një burim të ketë thënë se Teherani po e vëzhgon nga afër Jordaninë, e cila mund të bëhet objektiv i radhës, në rast të ndonjë lëvizjeje në mbështetje të Izraelit.

Bashkimi Evropian, Britania, Japonia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Meksika, Holanda, Norvegjia dhe vende të tjera e dënuan sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe bënë thirrje për përmbajtje.

Tags: IzraeliLindja e MesmeYoav Gallant
ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

​Nëntë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 17 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën