TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Frederiku X shpallet Mbreti i ri i Danimarkës

Frederiku X u bë mbret i Danimarkës të dielën, duke pasuar nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, e cila zyrtarisht lëshoi fronin pas 52 vjetësh si monarke. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në kryeqytet për të qenë dëshmitarë të këtij momenti historik.

83 vjeçarja Margrethe, shkaktoi befasi kur njoftoi natën e Vitit të Ri se do të hiqte dorë nga froni, duke u bërë monarkja e parë daneze në gati 900 vjet që e bën një gjë të tillë.

Danimarka është një nga monarkitë më të vjetra në botë.

Margrethe nënshkroi deklaratën e tërheqjes nga froni në një takim të Këshillit të Shtetit në parlament, tha pallati mbretëror.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e qeverisë, Margrethe, 55 vjeçari Frederik, gruaja e tij australiane, Mary, 51 vjeç, e cila tani është mbretëreshë, dhe djali i tyre i madh Christian, 18 vjeç, i cili është trashëgimtari i ri i fronit. Monarkët e rinj kanë edhe tre fëmijë të tjerë.

Rreth një orë pas nënshkrimit, kryeministrja Mette Frederiksen shpalli mbretin e ri në ballkonin e parlamentit dhe Frederiku mbajti një fjalim të shkurtër. Në temperatura pranë ngrirjes, dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Danimarka u mblodhën në kryeqytetin Kopenhagë për të ndjekur këtë ngjarje, një shenjë e popullaritetit të madh që gëzon monarkia në vendin me gati gjashtë milionë banorë.

Mbreti dhe mbretëresha e re marrin fronin në një kohë mbështetje të madhe publike për monarkinë./VOA/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

11 kandidatë që synojnë ulësen e deputetit janë me aktakuza

Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

Gjykata e Vlorës merr vendim ndaj të dyshuarave për kidnapimin e një kosovari

Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Begaj: Shqipëria, në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën