TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Franca regjistron mbi 1.500 incidente antisemitike që nga 7 tetori

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Franca regjistron mbi 1.500 incidente antisemitike që nga 7 tetori

Më shumë se 1.500 veprime dhe deklarata antisemitike janë regjistruar në Francë që nga shpërthimi i luftës së Izraelit me Hamasin- grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – tha të martën ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Ndërsa ka nisur lufta në Rripin e Gazës, janë rritur tensionet në Francë, shtet në të cilin jetojnë komunitetet e mëdha hebreje dhe myslimane.

“Ka pasur 1.518 veprime apo deklarata antisemitike”, tha Darmanin në një intervistë për transmetuesin Europe 1.

Kjo shënon rritje për më shumë se trefish në krahasim me të gjithë vitin 2022 kur u regjistruan 436 veprime apo deklarata antisemitike.

“Këto janë kryesisht etiketime dhe fyerje por ka edhe sulme dhe lëndime”, tha Darmanin.

Këto veprime rezultuan me 571 arrestime, tha ministri për AFP, raporton REL.

Në fund të tetorit, prokurorët e Parisit hapën hetim për një incident pasi dhjetëra Yje te Davidit u shfaqën në ndërtesat në qytet dhe në periferi.

Franca ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në punët e saj duke shpërndarë foto në internet të grafiteve antisemitike.

Darmanin tha se ka pasur gjithashtu incidente antimuslimane “por, ato nuk janë në shkallën e asaj që ne po shohim për sa i përket antisemitizmit”.

Ai tha se disa xhami kishin marrë kërcënime për dhunë.

Ministria e Drejtësisë tha për AFP të hënën se janë hapur 330 hetime për akte antisemitike dhe justifikimet e terrorizimit, që nga 7 tetori.

Të dielën, më shumë se 180.000 njerëz marshuan kundër antisemitizmit në Francë.

Marshimi u zhvillua një ditë pasi mijëra njerëz demonstruan në Paris nën thirrjen “Stop masakrës në Gaza”.

Më 7 tetor, grupi ekstremist palestinez Hamas filloi një sulm në Izrael, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Izraeli është kundërpërgjigjur me një bombardim të Rripit të Gazës dhe një pushtim tokësor, duke vrarë më shumë se 11.100 njerëz, shumë prej tyre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zelensky dhe rreth 30 vende do të miratojnë organin e kompensimit për dëmet në Ukrainë

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Fshati që u shkatërrua nga tërmeti

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Mesjava “ndez” Superligën e Kosovës në basketboll

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Takimi me mërgimtarët – Haliti: Osmani paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore

Berisha më i vlerësuari në ekipin e xhiros në Serie A

Berisha do të jetë gati për Interin

Trepça sonte kundër PAOK-ut në FIBA Europe Cup

Bora dhe Trepça përballen sonte në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton qytetarët lidhur me qarkullimin e emailave të rreme

Sunderlandi i frikësohet suspendimit të Xhakës

Rooney më fjalë të mëdha për Xhakën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën