tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Franca pro shkëputjes së Rusisë nga SWIFT-i

Besarta Mehmeti nga Besarta Mehmeti
26/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba përmes një postimi në Twitter.

Kuleba ka thënë se gjatë një bisede që ka zhvilluar me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian, ky i fundit ka thënë që Franca mbështet shkëputjen e Rusisë nga SWIFT.

“Bisedova me kolegun dhe mikun francez, Jean-Yves Le Drian. Franca mbështet shkëputjen e Rusisë nga SWIFT”, ka shkruar ai.

Ai ka kërkuar vendosjen e menjëhershme të paketës së tretë të sanksioneve të BE-së në ndalimin e pushtimit rus.

“Unë insistoj në vendosjen e menjëhershme të paketës së tretë të sanksioneve të BE-së për të ndaluar pushtimin rus. Franca është gjithashtu e gatshme të furnizojë armë dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”, ka thënë Kuleba.

Theksojmë se sot presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky ka njoftuar se Italia përkrah largimin e Rusisë nga SWIFT. /teve1.info/

Zvicër – Kosovë luhet në Basel

04/10/2023

PS-ja e Ramës dorëzon në Kuvend rezolutë që dënon sulmin në Banjskë

04/10/2023

“Ylli” i Bayernit drejt Realit, agjenti: Bisedon gjithë kohën me Alaban

04/10/2023

Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qytetit në katër projekte

04/10/2023

Shefi i BE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

04/10/2023

Skuadra e Shaqirit ofron stimulim financiar për tifozët që do të jenë në ndeshjen me Inter Miamin

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.