TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Franca kryen operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Franca kryen operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik

Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh për të pastruar kompjuterët e infektuar nga një program i spiunazhit kibernetik që ka prekur miliona përdorues në mbarë botën.

“Në prag të Olimpiadës, ky operacion tregon se lojtarë të ndryshëm në Francë dhe jashtë vendit janë të mobilizuar që të luftojnë të gjitha format e krimit kibernetik”, tha kryeprokurorja e Parisit, Laure Beccuau, përmes një deklarate më 25 korrik.

Ajo tha se hetuesit po shënjestrojnë një rrjet të ‘bot’-ëve , që dyshohet se kanë infektuar kompjuterët me një virus. Po ashtu ky rrjet besohet se po vjedh të dhëna nga përdoruesit, “veçanërisht për qëllime spiunazhi”.

Beccuau tha se analistët dhe hetuesit kanë arritur të marrin nën kontroll serverin që ka nën kontroll miliona kompjuterë të infektuar me virus.

Autoritetet franceze e kanë nisur këtë operacion më 18 korrik dhe i njëjti pritet të zgjasë disa muaj. Sipas njoftimit, deri më tani autoritetet kanë arritur të ndihmojnë viktima në disa shtete evropiane.

Në njoftimin e kryeprokurores së Parisit nuk u përmend ndonjë kërcënim specifik ndaj Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris. Por, ndaras, agjencia për siguri kibernetike në Francë tha javën e kaluar se sulmet kibernetike do të jenë “të pashmangshme” gjatë Olimpiadës, e cila nis të premten./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

​Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Groenlandë

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Ndryshon plani, përfundimisht merr fund ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën