TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fotoreporteri danez: Gazetarët ndërkombëtarë luajtën një rol të rëndësishëm në dokumentimin e krimeve në Kosovë

Fotoreporteri i njohur danez, Thomas Sjorup, ka promovuar në Prishtinë librin “Kosovo at Ëar”, ku ka përmbledhur fotografitë e realizuara gjatë kohës sa mbulonte luftën në Kosovë përgjatë viteve 1998-1999. Në një interviste për Tëvë1, Sjorup tha se gazetarët ndërkombëtarë luajtën një rol të rëndësishëm në përcjelljen e këtyre ngjarjeve tek opinioni publik botëror.

by Shpat Blakcori
5 muaj ago
1 0
A A

Gjatë luftës ai qëndroi për disa muaj në Kosovë.

Dokumentuesi i konflikteve, fotoreporteri danez Thomas Sjorup, përmes objektivit të tij realizoi fotografi të jashtëzakonshme, duke nxjerrë në pah vuajtjet e shqiptarëve.

Pas disa vitesh, ai u rikthye në Prishtinë, këtë herë për të promovuar librin e tij “Kosovo at Ëar”, ku ka përmbledhur fotografitë më të rëndësishme të asaj periudhe.

Sjorup rrëfeu për të gjitha sfidat me të cilat ishte ballafaquar gjatë viteve 1998–1999, kur po e kryente punën e tij si fotoreporter.

“Natyrisht, kishte sfida të ndryshme për ne, sepse kudo që udhëtonim brenda Kosovës kishte postblloqe të policisë serbe. Ndonjëherë na lejonin të kalonim, por kishte raste kur na mbanin të bllokuar me orë të tëra. Kjo na e ngadalësonte shumë punën”,  kujton ai sfidat e përjetuara në Kosovë.

Fotoreporteri danez tregon se puna e tij dhe e kolegëve pati ndikim të rëndësishëm në opinionin ndërkombëtar për luftën në Kosovë.

“Puna e gazetarëve ndërkombëtarë ishte thelbësore për dokumentimin e krimeve të luftës. Dua të them se është ndryshe kur për luftën raportojnë gazetarët e huaj, sesa kur raportojnë ata lokalë, për të cilët dikush mund të thotë se janë bërë palë në konflikt. Unë besoj se gazetarët e huaj vërtet bënë diferencën në luftën e fundit këtu. Fuqia e imazheve fotografike ishte e jashtëzakonshme”, thotë për Tëvë1 Sjorup.

Sjorup kujton edhe një moment tejet prekës nga koha kur mbulonte luftën dhe thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

“Një moment që nuk do ta harroj kurrë është kur pashë një grua që shpërtheu në lot pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj, e cila ishte djegur tërësisht. Ajo ishte në gjendje të rëndë emocionale dhe ai moment më preku thellë. Dje shkova ta kërkoja, por nipi i saj më tregoi se ajo kishte ndërruar jetë dy vite më parë. Familja e saj ndërkohë është zhvendosur në Itali”, shprehet fotoreporteri daznez

Mes të tjerash, fotoreporteri danez theksoi se do të jetë gjithmonë i gatshëm të dëshmojë për ngjarjet që i ka parë dhe dokumentuar gjatë luftës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Shkodra: Do të gjendet një figurë për president, Abdixhiku bëri kërkesë për përfshirje në qeveri

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Bregasi vlerëson punën e Osmanit, thotë se Kosova s’e ka luksin të shkojë në zgjedhje

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën