TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fotografia e UÇK-së në Facebook, bashkëshortja jep detaje për ndalimin e Behar Preniqit nga Serbia

Serbia ka ndaluar të hënën edhe një shtetas të Kosovës, derisa ishte duke kaluar kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. I riu nga Obiliqi ishte duke u kthyer nga Gjermania për në vendlindje. Familjarët e tij thonë se arsye e ndalimit u bë një fotografi e emblemës së UÇK-së, të cilën Behar Preniqi e mbante në Facebook.

by Doresa Geci
1 muaj ago
4 0
A A

Kishte marrë rrugën nga Gjermania për tu kthyer në Kosovë.

Por Behar Preniqi nga Obiliqi, destinacioni për në vendlindje i mbeti në gjysmë.

Kjo pasi më të hyrë në Serbi në kufirin me Kroacinë u ndalua nga autoritetet serbe.

E me tu ndaluar ai kishte dërguar një mesazh gruas së tij e cila gjendet në Gjermani.

“Burri im është nisur nga Munhiu në orën 8 të mëngjesit me datën 3 gusht me automjet me një shok të vet. Në orën 3 të natës me dërgo një mesazh burri ku me ka thënë se me kanë ndalu në kufi, nuk me ka treguar ku , në kufi të Serbisë dhe me ka thënë lajmëroj familjarët”, ka thënë Ndoji.

Arsye e ndalesës, sipas Ndojit, u bë një fotografi e emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Preniqi e mbante në llogarinë e tij  në facebook.

“Ai vet personi ka deklaruar se Beharit i kanë gjet një fotografi në facebook, që burri im e ka një foto të UÇK-së asnjë informacion tjetër nuk di dhe me personin në fjalë nuk kam fol dhe nuk e di të vërtetën”, është shprehur tutje ajo.

Që Behar Preniqi nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, e thotë  djali i hallës së tij, Armend Krasniqi.

“Behari është rritur në Obiliq krejt, gjatë luftës i ka pasur 16 vjet deri në ofensivën e fundit pa i ra NATO ka dal në Maqedoni dhe mbas luftës pas çlirimit ka ardh ka punu në Kosovë deri para tre viteve ku është martuar me bashkëshorten nga Shqipëria e cila jeton në Munhen”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Behari kishte udhëtuar vazhdimisht nëpër Serbi, por asnjëherë nuk kishte pasur probleme.

“Behari nuk ka të bëjë me këto sene, Behari është një djalë shumë i mirë, i urtë punëtor, e ka lënë gruan vetë atje për me ardh me pa gjyshen këtu, nuk i ka prindërit, babai  ka vdekur së fundi,nuk dijmë asgjë për të as autoritet tona, pra as ministria nuk na ka njoftu asgjë”, ka thënë tutje Krasniqi.

Pas këtij rasti, kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it”, kanë thënë nga MPJD.

MPJD u ka  thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Doli: Çdo seancë në Hagë monitorohet nga ambasada

Doli: Çdo seancë në Hagë monitorohet nga ambasada

Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Avokati i Kadri Veselit arrin në gjykatë

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Zona muzeale në Gjirokastër, destinacion i preferuar për turistët edhe në vjeshtë

Ekipi mbrojtës i Thaçit kërkon mbështetje financiare shtesë, i shkruan letër Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut

James Rubin pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi

Mot i vranët dhe me riga shiu

Riga shiu e shkarkime rrufesh gjatë ditës

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën