TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Forumi Rinor i LDK-së: Qeveria Kurti shkeli shtatë herë Kushtetutën, është bërë e zakonshme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Forumi Rinor i LDK-së: Qeveria Kurti shkeli shtatë herë Kushtetutën, është bërë e zakonshme

Forumi i Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shtruar një tepih të shkruar “Gjykata e Republikës së Kosovës”.

Në përvjetorin e 16-të të Kushtetutës, e cilësuan Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si shkelësit më të mëdhenj të aktit më të lartë juridik në vend.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se “në vend të urimit Qeverisë duhet t’i rikujtohet se e ka shkelur Kushtetutën shtatë herë”. Ai përmendi edhe ministrat e Qeverisë Kurti që kanë bërë shkelje të Kushtetutës, raporton EO.

“Sot jemi këtu para objektit të Qeverise së Kosovës me një aksion simbolik në Ditën e Kushtetutës. Fatkeqësisht në vend të urimit sot duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se gjatë mandatit të saj, Kushtetuta e vendit tonë është shkelur plotë shtatë herë. Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë ne kompetencat e komunës se Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtesisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrezoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste te Veçanta te Destabilizimit ne Treg ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari”, tha Guri, teksa përmendi edhe vendimet anti-kushtetuese të Kuvendit të Kosovës.

“Fatin e njëjtë e kishte edhe Kuvendi i Kosovës, me ç’rast akti i shkarkimit të anëtarëve të Bordit te RTK-se dhe anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës u cilësua si jo-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Dhe për fund, edhe dy ligje të tjera të kësaj qeverie u rrezuan nga Kushtetuesja: Ligji për Paga dhe Ligji për Zyrtarët Publik”, deklaroi tutje Guri.

“Përkundër kësaj praktike jashtëzakonisht të rrezikshme, qeveria dhe eksponentët e saj në asnjë moment nuk kanë treguar reflektim e pendese. Përkundrazi, ata e kanë atakuar shtyllën thelbësore te demokracisë, Gjykatën Kushtetuese, mbrojtësen e dokumentit tek i cili secili pushtetar ka dhënë betim. Por ky betim për ta është  farsë siç është  farsë edhe shërbimi ndaj Republikës. Duke e marre parasysh se shkelja e Kushtetutës është shndërruar në diçka të zakonshme për këtë qeveri, si dhurate po ja vendosim te hyrja këtë tepih meqë të tille e kanë shndërruar aktin më të lartë juridik e politik të vendit, duke e shkelur sa herë qe kanë mundësi”, u shpreh ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën