TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Forumi ekonomik në Davos – “Gjasat që Kurti e Vuçiq të takohen janë minimale”

Javën e ardhshme pritet të mbahet Forumi Ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, ku pjesëmarrës janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. E njohësit e politikës thonë se gjasat për një takim të mundshëm mes dyshes janë minimale.

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Forumi ekonomik në Davos – “Gjasat që Kurti e Vuçiq të takohen janë minimale”

Herën e fundit u takuan më 26 tetor të vitit të kaluar.

E pas tre muajsh, bashkë do i bëjë Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Gjatë javës së ardhshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e këtij organizimi.

Këtë e bëri të ditur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, tha ambasadori Rohde.

E njohësit e politikës nuk presin një takim të përbashkët mes Kurtit e Vuçiqit.

Por, për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas njohësit të politikës, Nexhmedin Spahiut, Kosova duhet të insistojë dhe ta shfrytëzojë mundësinë e këtij Forumi.

“Do të ishte mirë të ketë një takim, Kosova duhet të insistojë që të krijohet paqe, dhe të zbatohet marrëveshja mbi bazën e planit franko-gjerman. Në këtë sens kryeministri Kurti do duhej të ishte gjithmonë i gatshëm për t’u takuar sepse alternativa tjetër është lufta, e kjo besoj nuk është në interes as i Kosovës as i Serbisë”, tha Spahiu.

Por, politologu Artan Muhaxhiri, thotë se gjasat për takim janë minimale.

“Sa i përket takimit midis kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ka pak gjasa që të realizohet sepse koncentrimi i liderëve do të jetë shumë i madh edhe koha për t’u ndarë për një temë të caktuar do të jetë shumë e vogël”, tha Muhaxhiri.

Nëse takimi do të zhvillohej, Muhaxhiri thotë se plani franko-gjerman, Asociacioni dhe njohja de-facto do ishin tema diskutimi mes palëve.

“Çështja e planit franko-gjerman, e Asociacionit, e njohjes de-facto, janë temat të patejkalueshme dhe absolutisht në secilin takim midis Kurtit dhe Vuçiqit, do të diskutohet për to”, tha ai.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeministrit për një takim të mundshëm mes Kurtit e Vuçiqit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kronikë e realizuar nga gazetari, Venhar Isufi.

Tags: albin kurtiAleksadër VuçiqForumi ekonomik në Davos
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën