PSV Eindhoven dhe Arsenal takohen në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Evropës.
Topçinjtë e kryesojnë Grupin A me 12 pikë nga katër fitore në po aq ndeshje dhe tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të kësaj gare.
Skuadra holandeze ka arkëtuar shtatë pikë, tri më shumë se vendi i tretë që mbahet nga Bodo/Glimt, andaj synon të sigurojë kualifikimin e mëtutjeshëm. Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ruud van Nistelrooy dhe Mikel Arteta. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 18:45 në stadiumin “Philips”.
Formacioni startues i PSV Eindhoven: Benitez; Mwene, Ramalho, Branthwaite, Max; Sangare, Gutierrez; Simons, Veerman, Gakpo; El Ghazi.
Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, Holding, Saliba, Tierney; Xhaka, Lokonga; Nketiah, Odegaard, Fabio Vieira, Martinelli.