Gjilani dhe Drenica ballafaqohen në sfidën që i takon xhiros së 12-të në Superligë.
Ndeshja e cila zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan nga ora 13:00, pritet të sjellë një ndeshje me rivalitet të lartë brenda fushës. Kuqebardhët pas fitores ndaj Malishevës mëtojnë të marrin tre pikë të reja, derisa edhe kuqezinjtë nuk do të dorëzohen duke marrë parasysh motivin e tyre nga pika që e morën ndaj kampionit.
Trajnerët Zekrija Ramadani dhe Bekim Shotani kanë shfaqur formacionet e tyre startuese për këtë sfidë.
Gjilani: Koliç; Islami, Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Dabiqaj, Ramadani, Periera, Torassa, Zabërgja, Solomon.
Drenica: Shala; Lushtaku, Kabashi, Hoti, Dervishaj, Veliqi, Avdyli, Agyare, Mëziu, Zeka, Koxy. /Tëvë1/









