TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Forma e mirë e Muriqit nuk po i mjafton Mallorcas: Duhet të zgjohemi

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Forma e mirë e Muriqit nuk po i mjafton Mallorcas: Duhet të zgjohemi

Të hënën mbrëma Mallorca pësoi 3:2 në udhëtim nga Espanyoli, ndonëse Muriqi i shënoi dy gola dhe Espanyoli ishte me një lojtar më pak në gjithë pjesën e dytë. Espanyoli shënoi herët për 2:0, ndërsa kosovari konkretizoi penallti për 2:1 në minutën e 45-të. Me një lojtar më shumë në fushë, Mallorca ia doli të barazoi në 2:2 në minutën e 65-të, kur Muriqi shënoi gol të bukur me goditje me kokë.

Një penallti e kontestuar megjithatë solli fitoren e Espanyolit. Për 3:2 kjo skuadër shënoi në minutën e 81-të.

Pas katër xhirove në La Liga, Mallorca është vetëm e parafundit me një pikë. Nga një pikë e kanë edhe Levante e Girona.

Mallorca fillimisht pësoi 3:0 nga Barcelona, në ndeshjen në të cilën Muriqi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje pa fat. Ai mungoi në barazimin 1:1 me Celta Vigon. U kthye dhe shënoi gol në humbjen 2:1 nga Real Madridi e tani shënoi dy gola të pamjaftueshëm ndaj Espanyolit.

31-vjeçari Muriqi ka vlerësuar se skuadra bëri punët e vështira, por dështoi në punët e lehta.
Muriqi ka thënë se humbja nuk është e merituar.

“Dy golat e parë të Espanyolit e zunë skuadrën tonë në gjumë. Kemi bërë gjërat më të vështira, ndërsa kemi dështuar në gjërat më të lehta”, ka thënë Muriqi.

Të dielën Mallorca takohet me Atletico Madridin.

“Duhet të jemi në formën më të mirë që të dalim nga kjo ëndërr e keqe në të cilën po kalojmë”, ka vazhduar shtatlarti.

Muriqi ka folur për kalendarin e vështirë dhe “zërat e jashtëm” që kanë shoqëruar klubin në javët e fundit.

“Na duhet pak fat. Po luajmë mirë, por kalendari dhe gjitha këto gjëra që po ndodhin rreth nesh, nuk na kanë ndihmuar”.

Ai pret përkrahje në ndeshjen ndaj skuadrës së Diego Simeones, e po ashtu unitet te Mallorca.

“Unë kërkoj vetëm që tifozët të jenë të bashkuar, të jenë një. Ndaj Atleticos pres që të gjithë mbështetësit të jenë aty që ta marrim fitoren e parë të edicionit”, ka theksuar ylli i Kosovës.

Muriqi është në moment të mirë. Ai shënoi edhe javën e kaluar në fitoren 2:0 të Kosovës ndaj Suedisë.

Dy golat e së hënës janë shumë të rëndësishëm në prag të ndeshjeve të tetorit të Kosovës, me Slloveninë në shtëpi dhe me Suedinë në udhëtim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Drenica merr një pikë në Malishevë, barazon rezultatin në kohën shtesë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën