TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Forcimi i ushtrisë me donacione

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Forcimi i ushtrisë me donacione

Një ditë pas themelimit të Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Kosovës, disa qytetarët kanë filluar dhurimin e mjeteve që, sipas tyre, do të ndikojë në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

Xhirollogaria bankare ku mund të dhurojnë para mërgimtarët, si dhe ata që jetojnë në Kosovë u publikua paraditen e 2 marsit nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Reklamë

 

Behram Kuleta nga Prishtina është prej personave të parë në Kosovë që dhuroi mjete në këtë fond.

Pak minuta pas publikimit të llogarisë bankare, Kuleta, në emër të biznesit të tij, ka transferuar në këtë llogari një shumë parash prej 500 eurosh dhe shpreh besimin se këto para do të ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Unë mendoj që do të dhuroj sërish mjete, sepse është me rëndësi që ta bëjmë ushtrinë tonë më të fortën në rajon”, thotë Kuleta.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ndihmë financiare është një “akt patriotik që ndihmon në forcimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Dëshmi e mjeteve të dhuruara në Fondin e Sigurisë që Behram Kuleta ka bërë nga llogaria e biznesit të tij.
Dëshmi e mjeteve të dhuruara në Fondin e Sigurisë që Behram Kuleta ka bërë nga llogaria e biznesit të tij.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky fond është themeluar bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.

Paratë e mbledhura në këtë fond, sipas Qeverisë së Kosovës, do të shkojnë si buxhet shtesë për Ministrinë e Mbrojtjes.

“Në aspektin teknik, pra atë të pranimit, grumbullimit dhe procedurave tjera, Fondi menaxhohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërkaq mjetet e grumbulluara, pastaj i alokohen Ministrisë së Mbrojtjes për shfrytëzim si buxhet shtesë sipas kërkesave të kësaj ministrie”, tha Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga Qeveria e Kosovës se për çka konkretisht do të destinohen mjetet e grumbulluara.

“S’kemi para aq sa kemi vullnet për të ndihmuar”

Por, qytetarët e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, Fondin e Sigurisë e kanë kuptuar si mënyrë për të kontribuuar në blerjen e pajisjeve dhe armatimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Për këtë arsye, thonë se po të kishin mirëqenie më të mirë, do të dhuronin më shumë para.

“Po të kisha para do t’i dhuroja aq sa do të kisha. Por, tani, sipas mundësive që i kam aq do të dhuroj”, thotë Fadil Bekteshi.

Gazmend Podrimaj thotë se i ka mundësitë shumë të limituara për të dhuruar para për Fondin e Sigurisë, porse ai thotë se çdo cent i dhuruar është akt patriotik.

“Për ta mbrojtur veten, sepse nuk na mbron askush neve nëse nuk e mbrojmë veten”, thotë Podrimaj.

Pas publikimit të vendimit për themelimin e Fondit të Sigurisë, shumë biznesmenë dhe fytyra publike kanë deklaruar se do të dhurojnë para. Në mesin e tyre janë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës që kanë deklaruar publikisht në disa raste edhe dhurimin e një page që marrin në Kuvend.

Granit Kastrati, një qytetar nga Malisheva, thotë se i ka shkuar mendja që të dhurojë të gjitha kursimet që i ka në llogari të fëmijëve të tij.

“Më ka shkuar mendja që të gjithë ne që kemi kursime të fëmijëve është mirë që t’i dhurojmë në të fond, sepse kjo është siguria e fëmijëve tanë”, tha Kastrati.

Nevoja për armatim, riorganizim, ushtrime dhe logjistikë

Njohësi i fushës së sigurisë në Kosovë, Ramadan Qehaja, e përkrahë idenë e themelimit të Fondit të Sigurisë.

Ai thotë se mjetet që qytetarët do të dhurojnë duhet shpenzuar në fushat kryesore që kontribuojnë në sigurinë e vendit.

“Ky fond duhet të përdoret për blerjen e armatimit, për riorganizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në mënyrë të përshpejtuar për ushtrime në aspektin e vetëmbrojtjes edhe me pjesën rezervë si dhe për logjistikë”, shprehet Qehaja.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Qehaja thotë se këto mjete mund të jenë një shtysë e mirë për institucionet që të analizojnë kapacitetet me kujdes dhe të bëhen investimet e nevojshme në mënyrë që Kosova të jetë e gatshme në përballimin e krizave eventuale.

Demhasaj: Fondi të rregullohet me ligj, ndryshe mungon transparenca

Drejtori i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, Arton Demhasaj, ngre shqetësim për mënyrën si është themeluar fondi nga ana e Qeverisë.

Ai thotë se për të pasur transparencë fondi duhet të krijohet me ligj që votohet në Kuvend.

“Mënyra se si është themeluar fondi, ne nuk mund të dimë nga po vijnë ato fonde dhe ku është destinacioni i tyre. Kjo çështje duhet shpejt të rregullohet me ligj që i parasheh mënyrat se si jepen paratë dhe mënyra se si përdoren ato para”, thotë Demhasaj.

Në vendimin e themelimit të Fondit të Sigurisë mes tjerash thuhet se institucionet do të kujdesen për rregullimin e çështjes së prejardhjes së donacioneve, si dhe kufizimeve të tjera.

Kosova për këtë vit ka ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) 100 milionë euro. Më herët, kjo shumë ishte rreth 60 milionë. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se shuma e ndarë për ushtrinë përbën 1,3 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Si tërësi, buxheti i vitit 2022, sipas Qeverisë së Kosovës, arrin vlerën rreth 2 miliardë e 800 milionë euro.

Qeveria ka thënë se qëllimi është që për vitet e ardhshme buxheti për ushtrinë të arrijë në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor.

FSK-ja është në proces të transformimit në Ushtri të Kosovës.

Më 14 tetor, 2018, Kuvendi i Kosovës votoi tri ligje, përmes së cilave u mundësua ky transformim.

Me këtë veprim FSK-së iu dhanë kapacitete ushtarake përmes një procesi të gjatë të transformimit.

Kapacitetet e FSK-së kryesisht u rritën përmes donacioneve të mjeteve ushtarake nga SHBA-ja dhe shtete tjera, mirëpo së fundi Kosova ka kontraktuar edhe blerjen e disa dronëve amerikanë, si dhe automjeteve të tjera ushtarake. /REL

Tags: albin kurtibehram kuletaFondi i Sigurise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dikush ia preu gypat e frenimit të veturës në Graçanicë, policia nis hetimet

Një burrë dhe dy gra arrestohen në Deçan – Policia u gjen armë, fishekë e substanca narkotike

Prokuroria kërkon paraburgim për Korab Gashin, i arrestuar për grabitjen në Suharekë

Kërkohet paraburgim ndaj personit që iu sekuestrua drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person për sulm seksual në Ferizaj

Mbyllet pika kufitare në Bërnjak

Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Eskalojnë protestat në Serbi, raportohet për të lënduar

Eskalojnë protestat në Serbi, raportohet për të lënduar

Fillon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Delvinë

Fillon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Delvinë

Dikush ia preu gypat e frenimit të veturës në Graçanicë, policia nis hetimet

Një burrë dhe dy gra arrestohen në Deçan – Policia u gjen armë, fishekë e substanca narkotike

Mevlan Zeka reagon për largimin nga klubi rumun: Gjendja e vështirë e gruas më bëri të kthehem në Kosovë

Mevlan Zeka reagon për largimin nga klubi rumun: Gjendja e vështirë e gruas më bëri të kthehem në Kosovë

Prokuroria kërkon paraburgim për Korab Gashin, i arrestuar për grabitjen në Suharekë

Kërkohet paraburgim ndaj personit që iu sekuestrua drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person për sulm seksual në Ferizaj

Shumë zona të Shqipërisë në situatë alarmante nga zjarret

Shumë zona të Shqipërisë në situatë alarmante nga zjarret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X