TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Forcat serbe i hapën varrezat civile në Hajvali, për t’i futur mes tyre të vrarët

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Forcat serbe i hapën varrezat civile në Hajvali, për t’i futur mes tyre të vrarët

Janë varreza të viteve 89-90.

Por disa prej tyre, u hapën përsëri gati 10 vjet më vonë.

Reklamë

Kjo pasi forcat serbe morën vendim, që t’i fshehin disa nga gjurmët e krimeve të luftës në Kosovë.

Në këtë formë, ata hapën varret civile këtu në Hajvali dhe brenda tyre i varrosën civilët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por, plani i tyre për t’i fshehur gjurmët e krimit, nuk pati sukses.

Kjo pasi të gjithë ngjarjen nga kjo dritare, e pa Sejdi Demolli, tanimë i ndjerë.

I biri i tij, Hysniu, thotë se babai i tij, ishte njeriu i vetëm që kishte mbetur në lagje atë ditë.

“I kanë pru serbët, me ata kamionët, tamiqa që ju thojnë, baba i ka pa prej dritares, kur i kanë varros”, tha ai.

Demolli thotë se pasi serbët u larguan, babai i tij i bëri me shenjë varret ku ata punuan.

“Ata i kanë varros thotë shumë cekët, baba u dal i ka varros që mos mi hanger qentë”, tha Hysni Demolli, banor i Hajvalisë.
Pas përfundimit të luftës, Sejdi Demolli i tregoi autoriteteve të Kosovës, për ngjarjen që e kishte parë.

Ndërsa në hapjen e këtyre varreve, mori pjesë edhe Hysen Ahmeti.

94 vjeçari thotë se në mesin e të zhvarrosurve ishte edhe një femër.

“Do ishin deformuar fort, ndërsa trupi i një djalit ishte fort i ruajtur, sikur me u varros shumë kohë pas të tjerëve”, deklaroi Hysen Ahmeti, banor i Hajvalisë.

Në identifikimin e trupave, mori pjesë edhe mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ky thotë se këtu u identifikuan trupat e 8 personave të vrarë në luftën e fundit.

Ndërsa ky nuk është rasti i vetëm në Kosovë, ku shteti serb u mundua t’i fsheh krimet e luftës.

“Në Kosovë kemi pas raste të ndryshme, ku janë varros në vende të ndryshme dhe është rrafshuar vendi, pastaj janë hedhur mbeturina për ta maskuar vendin, pastaj e kemi rastin tek varrezat e myslimanëve në Zveçan, ku nga lufta e deri me tani mbi 70 persona janë tërhequr”,tha Gërxhaliu.

Vendimi për fshehjen e trupave të kosovarëve të vrarë, doli nga një mbledhje e ish-presidentit serb, Slobodan Milosheviq, me kabinetin e tij.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Reali i fortë për Oviedon

Reali i fortë për Oviedon

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X