TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fondi i Garancisë Kreditore shënon 10 vjet me mbi 1 miliard euro kredi

by teve1
1 orë ago
0
A A
Fondi i Garancisë Kreditore shënon 10 vjet me mbi 1 miliard euro kredi

Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore sot është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare “Roli i financave zhvillimore në tejkalimin e barrierave të rritjes ekonomike: Mësimet e nxjerra nga një dekadë operimi të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore”.

Kryetar i Bordit të Fondit Kosovar për Granaci Kreditore, Agan Azemi tha se Fondi ka luajtur rol strategjik në përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ai tha se ky institucion ka dhënë rezultate të prekshme dhe të matshme.

“Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka luajtur një rol strategjik në përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, një segment që mbetet qendror për strukturën ekonomike të Kosovës dhe rritjen afatgjatë të saj. Gjatë këtyre 10 viteve, fondi ka dhënë rezultate të prekshme dhe të matshme. Ai ka mundësuar mbi 1 miliard euro kredi të garantuara, ka mbështetur rreth 13,000 biznese dhe ka kontribuar në krijimin dhe ruajtjen e më shumë se 33,000 vendeve të punës në gjithë Kosovën”, tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka theksuar se gjatë dekadës së fundit Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka luajtur rol kyç në përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet, në veçanti për bizneset e vogla dhe të mesme.

Sipas Ismailit, ky fond ka ndihmuar bizneset të tejkalojnë barrierat që shpesh kanë kufizuar potencialin e tyre për rritje dhe zhvillim, raporton KosovaPress.

Ai ka vlerësuar se në të njëjtën periudhë sektori bankar në Kosovë ka shënuar zhvillim të qëndrueshëm dhe të thelluar.

“Në këtë dekadë, Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar në tejkalimin e barrierave që shpesh kanë kufizuar potencialin për rritje…. Gjatë dekadës së fundit që përkon me themelimin dhe zhvillimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, sektori bankar në Kosovë ka shënuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të thelluar, duke u pozicionuar si një ndër sektorët më të fortë financiarë në Ballkanin Perëndimor. Ky progres pasqyron rritjen e besimit të publikut dhe të bizneseve në sistemin financiar, si dhe forcimin e vazhdueshëm të kornizës institucionale dhe rregullative. Asetet e sistemit financiar kanë shënuar një rritje të ndjeshme duke arritur në 16.5 miliardë euro që përfaqësojnë rreth 150% të bruto produktit vendor”, tha ai.

Guvernatori i BQK-së deklaroi se sektori bankar në Kosovë ka shënuar rritje të fortë dhe kapitalizim të qëndrueshëm gjatë dekadës së fundit.

Ismaili ka bërë të ditur se asetet e bankave janë rritur gati trefish brenda 10 viteve.

“Sektori bankar gjithashtu ka demonstruar një rritje të fortë dhe kapitalizim solid përgjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga një proces i rëndësishëm i konsolidimit dhe zgjerimit, duke reflektuar stabilitet, besim dhe rol gjithnjë më aktiv në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Asetet e bankave janë rritur gati tre herë brenda kësaj periudhe 10 vjeçare, një tregues i qartë i rritjes së kapacitetit dhe fuqisë së ndërmjetësimit financiar, ku kreditë kanë arritur në 6.7 miliardë euro dhe kanë pasur një rritje prej 3.3 herë krahasuar me 10 vjet të parë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në financimin e investimeve, nxitjen e aktivitetit prodhues dhe mbështetjen e ekonomisë”, tha ai.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti ka thënë se sektori privat, sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mbeten shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend.

“Sektori privat, dhe veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mbeten shtylla kryesore e rritjes ekonomike, po ashtu edhe të punësimit. Prandaj krijimi i një ambienti që lehtëson investimet dhe rrit konkurrueshmërinë, është esencial për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë…Dhjetë vite më parë, u themelua Fondi Kosovar për Garanci Kreditore për të adresuar një nga sfidat kryesore të ndërmarrësisë, qasjen në financa. Sot ai është një institucion i mirë kapitalizuar, me reputacion të besueshëm dhe besueshmëri të lartë në sektorin financiar. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë kontribuuesi kryesor në kapitalin e këtij institucioni. Nga 109 milionë euro kapital, rreth 67 milionë euro janë siguruar nga qeveria e Kosovës përmes programeve të saj dhe partneriteteve me institucione financiare ndërkombëtare”, tha ai.

President i Shoqatës Evropiane e institucioneve të Garancisë, Guy Selbherr tha se sot Fondi Kosovar është pioner në Evropë duke krijuar lidhje me institucione tjera.

“Sot, FKGK qëndron jo vetëm si një histori suksesi, por si një model për të gjithë sektorin global të garancisë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme duke treguar se çfarë mund të arrijë një fond i mirë-projektuar i garancisë kreditore. Ju keni kapërcyer boshllëqet në financim, keni nxitur inovacionin dhe keni zhbllokuar potencialin cilësi që rezonojnë thellë me të gjithë ne në AECM”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Rama për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja: Lamtumirë shqiptar i mirë

Ndryshime të befasishme në Pentagon – Sekretari i Marinës largohet nga posti

Ndryshime të befasishme në Pentagon – Sekretari i Marinës largohet nga posti

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Me 64 vota pro Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për “Lojërat Mesdhetare”

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtinë

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Trepça kërkon fitore ndaj Pejës në “Minatori”

Trepça kërkon fitore ndaj Pejës në “Minatori”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën