TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

by TËVË 1
5 muaj ago
0
A A
​Folk Fest 2025: Një festë e traditave dhe kulturës shqiptare

Edicioni i dytë i “Folk Fest” u zhvillua këtë vit, duke bashkuar 11 ansamble folklorike nga të gjitha hapësirat shqiptare. Ky festival, që ka fituar shpejt rëndësi në kalendarin kulturor të Kosovës, ofron një shfaqje të pasur të muzikës dhe vallëzimeve tradicionale shqiptare, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Festivali ka karakter garues në fund të festivalit do të zgjidhet një ansambël fitues.

Sipas Qemajl Aliut, kryetarit të Shtimes, festivali ka njohur një rritje të konsiderueshme që nga edicioni i tij i parë vitin e kaluar.

“Janë 11 ansamble nga të gjitha hapësirat shqiptare, nga Kosova, trevat shqiptare të Maqedonisë poashtu edhe Shqipëria dhe lugina e Mali i zi. Është edicioni i dytë i festivalit, vjet ka qenë edicioni i parë që kanë qenë poashtu 11 ose 12 ansamble. Kemi kaluar shumë bukur. Këtë vit për shkak të volumit dhe të kohëzgjatjes se shfaqjeve, e kemi bërë dy net, sot po fillojmë me natën e parë, gjashtë ansamblet e para dhe nesër do të jetë edhe nata e dytë. Është ngjarje shumë e rëndësishme e kulturës dhe folklorit shqiptar dhe jemi të kënaqur që Shtimja është bërë epiqendër e mbledhjes së të gjitha këtyre ansambleve nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe Shtimja këto dy net do të kulmojë nga tradita, vallet dhe folklori shqiptar. Të gjithë janë të lumtur, normal që ky është një eveniment që i bën të gjithë të lumtur. Kultura, arti, folklori i bashkon njerëzit pa dallim. Besoj që tashmë (festivali) ka hyrë në kalendarin e evenimenteve kulminante në të gjithë Republikën e Kosovës, normal ne e kemi për nder dhe do të vazhdojmë ta bëjmë tradicional çdo shtator dhe po besoj çdo herë e më mirë”, tha Aliu

Kryetari theksoi rëndësinë e festivalit në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. ”

Këtë vit, Folk Fest ka ofruar një gamë të gjerë shfaqjesh. Besnik Brahimi, kryetar i këshillit artistik të festivalit, shpjegoi se ngjarja ka përfshirë gjithsej 11 ansamble, me pesë që kanë performuar natën e parë dhe gjashtë që do të shfaqen natën tjetër. Brahimi gjithashtu theksoi rolin e Ansamblit Ilirida, që ka qenë një nga organizatorët kryesorë të festivalit.

“Sot kemi pjesëmarrës pesë ansamble kurse natën e ardhshme do të performojnë gjashtë ansamble, pra gjithsej janë të paraparë 11 ansamble pjesëmarrës dhe kuptohet që nikoqiri i këtij festivali është Ansambli Këngëve dhe Valleve Ilirida, pikërisht edhe ky ansambël i cili po organizon edhe këtë festival. Nëse flas për ansamblin Ilirida, është ansambël qëështë aktiv që tre vite, i cili për këto tre vite ka dëshmuar punën, seriozitetin dhe angazhimin që tregon për vlerat kombëtare, ruajtjen e trashëgimisë sonë dhe promovimin e saj, qoftë në pjesëmarrje nëpër festivale kombëtare e poashtu edhe në festivale ndërkombëtare. Vlen të veçohet se ansambli këtë vit e përfaqësoj jo vetëm qytetin e Shtimes por edhe Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Turqi ku ishim pranë 23 shteteve… Ne besojmë se do ta kemi përkrahjen e institucioneve lokale dhe qëndrore, shpresojmë që edhe ky festival do të ketë jetëgjatësi. Ne vitin e kaluar kemi filluar me festivalin Folk Fest dhe ka qenë vetëm një natë, kurse duke e parë angazhimin dhe pritjet që po bëhen në qytetin tonë, ne kemi vendosur që këtë vit ta bëjmë për dy net radhazi.”

Zgjerimi i festivalit në dy net është pritur me entuziazëm nga komuniteti lokal dhe nga pjesëmarrësit. Erblina Rexhaj, anëtare themeluese e Ansamblit Ilirida, që performoi gjatë festivalit, e vlerësoi progresin e ansamblit Ajo gjithashtu shprehu shpresën për zhvillimin e mëtejshëm të festivalit, duke thënë se shpresojmë që vitet që vijnë, festivali të vazhdojë të rritet dhe ditët e tij të shtohen.

“Ansambli ynë vetëm po zhvillohet, por falë punës sonë të palodhshme, për shkak të eksperiencave të shumta që kemi bërë në këtë ansambël, po mbajmë shpresa që ky ansambël vetëm të zhvillohet e të zhvillohet, por falë edhe komunës me mbështetjen financiare që na ka mbështet gjatë këtyre viteve ne jemi sot këtu ku jemi, por mbajmë shpresa të jemi edhe më gjatë. Qytetarët e Shtimes e kanë pritur me goxha emocione dhe kanë dashur shumë ti shohin traditat e ansambleve të tjera dhe siç e patë edhe vetë, salla ishte e mbushur me qytetarë të Shtimes. Planet tona janë të mos ndalemi, po mbajmë shpresa që edicionet të shumohen çdo vit e më shumë edhe ditët të shumohen.”

Folk Fest është një ngjarje që jo vetëm feston muzikën dhe vallëzimin, por gjithashtu ofron një platformë për transmetimin e traditave kulturore, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Ky festival ka marrë rol kyç në ruajtjen e trashëgimisë dhe në përpjekjet për të sjellë një këndvështrim të ri dhe bashkëkohor për folklorin shqiptar. Me mbështetje nga artistët lokalë, institucionet kulturore dhe nga komuniteti i gjerë, Folk Fest do të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e peizazhit kulturor të Kosovës dhe të diasporës shqiptare në të ardhmen.

Tags: “Folk Fest”Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një shekull nga lindja e kompozitorit e muzikantit Tish Daija

Një shekull nga lindja e kompozitorit e muzikantit Tish Daija

Anulohet vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës

Anulohet vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

Nominimet për çmimin Oscar për vitin 2026

Nominimet për çmimin Oscar për vitin 2026

Kurti: Në qershor dhe korrik, 10% të policëve kanë pasur të ardhura mesatare më të larta se presidentja

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Nesër testi vendimtar për Abdixhikun

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Mullistët paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës, nëse shtrenjtohet rryma

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

​Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku tërhiqen nga Asociacioni i Komunave, shfuqizohet edhe vendimi për emërtimin e 87 rrugëve

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Fantastike: Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i muajit në La Liga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën