TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Foda optimist para dueleve me Zvicrën e Suedinë

nga tëvë1
4 orë më parë
1
A A
Foda optimist para dueleve me Zvicrën e Suedinë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda insiston se “Dardanët” do të jenë gati për dy ndeshjet e para eliminatore për Kupën e Botës 2026.

Këtë muaj, Kosova e nis ciklin kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm, me përballjet kundër Zvicrës dhe Suedisë, të cilat i takojnë Grupit B.

Reklamë

Pjesë e këtij grupi është edhe Sllovenia, ndërsa Foda në konferencën e mbajtur për shtyp ka insistuar se ndeshjet e këtij muaji mund ti japin drejtim Kosovës në tentimin e saj për t’u kualifikuar në këtë ngjarje të madhe.

“Grupi nuk është aspak i lehtë, por kemi ekip shumë të mirë, kemi kualitet dhe kemi mundësi. Jam shumë i bindur se kemi formuar një ekip shumë të mirë dhe këtë bindje do ta përcjelli tek ekipi. Nuk jemi favoritë, por mund të jemi shumë të rrezikshëm. Këto dy ndeshje do të tregojnë se çfarë drejimi do të marrim në këtë cikël eliminator, i cili nuk do të jetë një udhëtim i lehtë”, ka thënë Foda.

“Dardanët” të hënën e kanë nisur grumbullimin, me stërvitjen e parë të mbajtur në kampin nacional në Hajvali, ndërsa fokusi i Fodas është te dueli me Zvicrën.

Ndeshja Zvicër – Kosovë, zhvillohet të premten në Basel kurse tri ditë më vonë, në Prishtinë është përballja kundër Suedisë.

Sipas Fodas, Kosova mund të kthehet të paktën me një barazim nga Baseli nëse jo me tri pikë, por me kusht nëse lojtarët zbatojnë detyrat e tyre në fushë.

“Se a do të fitojmë apo jo do të shihet të premten. Nuk jam parashikues. Por kemi besim, kemi treguar kualitet në ndeshjet e kaluara. E njohim mirë Zvicrën, i njohim mirë pikat e forta dhe të dobëta të saj.

Nëse paraqitemi si ekip, të bashkuar, dhe nëse i zbatojmë të gjitha në fushë mund të arrijmë fitore apo të paktën barazim”, është shprehur Foda.

Kosova në dy ndeshjet e këtij muaji, ka mungesa të rëndësishme, si Edon Zhegrova e Milot Rashica, të cilat Foda ka insistuar se mund ti përballojnë.

Ndërsa, sa i përket prurjes së re, Leon Avdullahut, selektori Foda është shprehur tejet e lumtur, pasi ka vlerësuar lartë mesfushorin e Hoffenheimit.

“Për Leon Avdullahun jemi të gëzuar dhe shumë të kënaqur që ka vendosur për Kosovën. Kemi biseduar shumë në muajt e fundit dhe e kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë pasi mund të luajë kudo që vendoset. Jemi të gëzuar që e kemi tani në ekip”, insistoi Foda.

Sa i përket mosftesës së Bersant Celinës dhe Emir Sahitit, Foda zbuloi se ka biseduar me dy futbollistët dhe se ata i dinë më së miri arsyet që nuk janë pjesë e këtij grumbullimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konfirmohen ndryshimet te Shqipëria, Bajrami zgjedh Zvicrën

Konfirmohen ndryshimet te Shqipëria, Bajrami zgjedh Zvicrën

Shpendi gati ta lë Shqipërinë për Italinë

Shpendi zëvendëson Brojën te Shqipëria

Te Zvicra nuk shqetësohen për Hajdarin

Te Zvicra nuk shqetësohen për Hajdarin

Hamiltoni pajtohet për të vazhduar me Mercedesin

Telashe te Ferrari, Hamilton penalizohet me pesë pozicione për garën në Monza

Konfirmohen ndryshimet te Shqipëria, Bajrami zgjedh Zvicrën

Konfirmohen ndryshimet te Shqipëria, Bajrami zgjedh Zvicrën

Shpendi gati ta lë Shqipërinë për Italinë

Shpendi zëvendëson Brojën te Shqipëria

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Arrestohet një zyrtar komunal i Gjakovës për ryshfet

Te Zvicra nuk shqetësohen për Hajdarin

Te Zvicra nuk shqetësohen për Hajdarin

Hamiltoni pajtohet për të vazhduar me Mercedesin

Telashe te Ferrari, Hamilton penalizohet me pesë pozicione për garën në Monza

​Gërvalla në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025

​Gërvalla në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025

Ekipi ligjor i Presidencës nis analizë lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor i Presidencës nis analizë lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X